Vrau kunatin kur zbuloi se i ka përdh*nuar vajzën, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar

50-vjeçari shqiptar Fatmir Talellari ka shpjeguar në polici arsyet që e shtynë drejt vrasjes së kunatit të tij i cili dyshohet se përdhunoi vajzën e tij 18 vjeç kur ajo ishte e mitur.

“Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”-ka pohuar 50-vjeçari, duke shtuar se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij filloi t’i kërkonte shpesh para.

Në të njëjtën kohë ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë nga ana e vajzës, ndaj vendosi të bisedojë me të.

Më pas vajza e detyruar të flas i ka të treguar të atit tmerrin që po jetonte nga vëllai të gruas së tij.

Sipas vajzës, 33-vjeçari Erjon Pelivani e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe kur ajo u rrit ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar 18-vjeçaren.

Kur vajza ka filluar punën, herë pas here ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :