Kreu i PL Ilir Meta tha ne Euronews se Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të lëshojë gjithcka.
“Ai ka futur me ndërgjegje këto. Ahmetaj ka thënë që unë nuk isha aq fuqishëm sa të lëvizja gjithcka. 17 vendime në një ditë mund t’i fusë vetëm kryeministri. Dy njerëzit kryesorë të kësaj cështje janë Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, që i bie zoti Agaci. Por sigurisht zoti Agaci nuk mund të bënte veprime pa miratimin e Edi Ramës.
SHBA jo vetëm kanë nis disa procese por kanë ngritur dhe komision hetimor në kongres për një drejtor. Në Shqipëri del i përfshirë kryeministri i Shqipërisë. Ky është një fakt i bërë publik nga mediat dhe një fakt publik nga dosja kur përmendet 14 hërë. Edi rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me Mcgonigal. Dhe Edi Rama ka pasur angazhimin e tij kundër atij lobistit të Partisë Demokratike.
Nuk është se ka prishur marrëdhëniet me SHBA se janë të forta, por që i ka helmuar pak, i ka helmuar.
Edi Rama është një kërcënim për lirinë e cdo qytetari shqiptar. Për sigurinë juridike për cdo qytetar shqiptar dhe për zbrasjen e cdo vatre shqiptare.”




