Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit Igli Cara ka denoncua abuzimet me procesin e rindërtimit, duke hedhur dritë mbi çështjen e shkollës ’14 Nëntori”.
“1 milionë euro “të hedhura në erë”!
Mbi 600 nxënës të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” për të katërtin vit radhazi, pas tërmetit të 2019, po e zhvillojnë mësimin pasdite.
Më pak nxënës, më pak mësues, më pak dije!
Megjithëse ju nënshtrua rikonstruksonit me vlerë rreth 1 milionë euro në 2018, ky objekt arsimor, vetëm një vit më pas, doli jashtë funksionit, duke mbyllur dyert për nxënësit.
Asnjë gjurmë nga fillimi i punimeve! Një tjetër dëshmi e “suksesit” të Rindërtimit!
Një situatë e papranueshme për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe këdo që vlerëson arsimin, dijen, të ardhmen!
Bashkë do sjellim ndryshimin!”




