Në një takim në disa degë të Tiranës, kreu i PD Sali Berisha tha se PS-ja hartonte lista me gjyqtarë dhe prokurorë që duheshin shkarkuar vetëm se ata kishin bindje të djathta politike, lista që sipas tij hartoheshin në selinë e PS. Sipas Berishës listat më pas i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Një drejtësi, degë ekzekutivi që servirej, e krye në një akt korrupsionit ndërkombëtar ndër më të mëdhatë në histori, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk ka ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudo-reformën e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.Me lista, absolutisht me lista të PS-së, me dhjetëra e dhjetëra prokurorë dhe gjykatës u larguan vetëm se ishin të shenjuar, si njerëz me bindje të djathta, si njerëz që nuk janë afër nesh. Lista të bëra në selitë e krimit, selinë e PS-së. Dhe i dorëzoheshin. Kujt i dorëzoheshin?
I dorëzoheshin Pamela Ballukut, motrës së Belinda Ballukut, një njeri që nuk meriton as diplomën që ka marrë, nëse e ka reale.
Kujt i dorëzoheshin tjetër, a mund ta imagjinoni ju. Ish-nuses së ‘Hakmarrjes për drejtësi’ Sanxhaktarit. Sanxhaktari ishte e besuara e SHISH dhe ajo u tregonte dhe u trillonte se çfarë dëshironte vetë të dhëna nga SHISH për këtë gjykatës, apo prokuror që duhej likuiduar.
Ndërkohë çdo javë, guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklarata e saj. Aty ku nuk kishte progres, shpallte progres. Mund të ju jap me dhjetëra shembuj, por shembulli më i turpshëm, më i freskët është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Olta Xhaçkën.




