Shkodra monitorohej me kamera sigurie 24 orë me radhë.
Këto kamera nuk i kontrollonte policia, por elementët kriminalë në kryeqendrën e veriut.
Plot 21 kamera ishin vendosur në kryqëzime, rrugë dhe rrethrrotullime të qytetit.
Përmes këtyre kamerave monitoroheshin lëvizjet e shërbimeve të policisë, por edhe grupet rivale.
Kamerat ishin pa lejen e autoriteteve, ndërsa vetë policia tha se ato i përkisnin grupeve kriminale dhe qëllimi ishte të monitoronin lëvizjet e uniformave. blu.




