Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.
Berisha pritet të dalë rreth orës 16:00 nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve.
Nga ana tjetër dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të bashkohet me qytetarë, duke dale nga selia e PL-se.




