Tiranë/ Zbulohet grupi kriminal që grabiste makina, një arrestohet, dy të tjerë në kërkim

Policia e Tiranës ka zbuluar një grup kriminal të cilët vidhnin automjete. Sipas policisë janë 3 persona, ku një prej tyre u arrestua një ditë më parë, një tjetër u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa për personin e tretë po punohet për identifikim. Sipas policisë është bërë dokumentimi ligjor që i përfshin këta persona në veprimtarinë kriminale të vjedhjes së mjeteve. Këta persona janë autorë të vjedhjeve të 5 makinave.

Në cilësinë e provës matriale policia sekuestroi një Kamion të markës Benz Mercedez me ngjyrë të zezë i modelit 817 me targa TR 2635 L i cili u gjet ne qytetin e Durrësit, Autovetura e markës Benz 250 ngjyrë gri me targe DR 6369 C.

Po punohet në drejtim të verifikimit të vendondodhjes dhe gjetjen e mjeteve të vjedhura.

Materialet  e para proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metejshme në lidhje me veprën penale të  “Vjedhjes” në bashkepunim”,  parashikuar nga neni 134/2 -25   i K.Penal, në  ngarkim të shtetasve Musa Xhauri dhe Sh.D.

“Lidhur me ngjarjen e datës  12.02.2016,  ku u bë e  mundur që pas një ndjekje  prej 30 minutash nga forcat policore të kapej dhe të   arrestohej  shtetasi Musa Xhauri, vjeç 21,  ju sqarojmë se sot ,më datë 13.02.2016 ,nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisaritit Nr.6 në sajë të një pune operative legale  u bë e mundur finalizimi i plan operacionit të koduar “ Loja e fundit”. Si rezultat i punës hetimore  u bë  dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të grupit kriminal për tendecën e “Vjedhjes së automjeteve. Ky grup ushtronte  veprimtarinë e tij kriminale  në  territorin që mbulon dhe kontrollon  Komisariati i  policise Nr.6. Nga tërësia e veprimeve proceduriale rezultoi se përveç shtetasit   Musa Xhauri i cili u  arrestua në flagrancë ditën e djeshme, të dokumentohen me prova ligjore veprimtaria kriminale edhe e pjesëtari të dytë të grupit shtetasit: Sh.D.,vjec 21,  lindur në Kukës dhe banues Durrës , i dënuar  më parë për vjedhje, i cili u shpall në kërkim nga ana jonë. Si dhe po punohet për identifikimin e personit të tretë si pjesëtar i këtij grupi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të mjeteve , vjedhje të dokumentuara me prova ligjore.

Rastet e vjedhjeve te makinave te dokumentuara nga policia

Ngjarja e datës  24.01.2016,  ku këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur gjatë natës  në rrugën “Aleksandri i madh“ në afërsi të pallateve të kompleksit  “Molla”, automjetin e markës Mercedes Benz Sprinter (Furgon), në pronësi të një firme për shitje të produkteve ushqimore.

Ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2015, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur në rrugën “Aleksandri i Madh“, automjetin i markes Mercedes Benz (sprinter),  në pronësi të shtetasit I. H

Ngjarja më datë 10.02.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin kanë  vjedhur rreth orës 22.00 në parkingun pas Kasa Italia, mjetin Kamion i markes Benz Mercedez në pronesi të  një firme.

Ngjarja më datë 12.02.2016,  ku këta  shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 08.00 në rrugen “Aleksandri i Madh” Pallati “Molla”, automjetin e markes Ford Escort në perdorim të shtetasit S. M

Ngjarja më datë 12.02.2016 ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Marikaj kanë vjedhur autoveturen e markes Benz 250 në pronesi të shtetasit K.D

 

Share it :