RiRi, pantera e Puma-s

Rihanna bashkëpunimin e saj të parë me markën “Puma” e nisi në shtatorin e kaluar, ndërsa kësaj radhe ajo është kthyer me krijimet e saj, në Javën e Modës në New York. 27-vjeçarja ka sjellë në sfilatë edhe motrat e famshme, supermodelet Gigi dhe Bella Hadid për prezantimin e koleksionit të saj “Fenty Puma Vjeshtë 2016”, ditën e premten. Rihanna është shfaqur në pasarelë me një bluzë të madhe gri me kapuç dhe me këpucë me taka në formë atletesh duke fituar kështu edhe qendrën e vëmendjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :