Plas debati në KAS/ Rusmajli vazhdon avokatinë e pushtetit, i kthehet fort Ledio Braho

Një debat i fortë vazhdon prej orësh në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, (KAS). Anëtari i Partisë Socialiste në KAS, Ilir Rusmalji u përplas me anëtarët e Partisë Demokratike në lidhje me identifikimin e personave që votuan dy herë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastër. Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesit e PD informacion por ata deklaruan se është detyrë e institucioneve të tjera që të bëjnë identifikimin, pasi ata vetë nuk kanë informacion se kush kanë qenë personat.

Debati në KAS: 

Ilir Rusmajli: Unë marr seriozisht procesin. Nuk jam i sigurtë për të gjithë.

Ledio Braho: Po kemi pranuar dhe prova pa firma.

Ilir Rusmajli: Po më bëni të dyshoj se doni ta interpretojmë vetëm në një drejtim

Ledio Braho: Po e kthejmë si në prokurori me pyetjet që bëjmë. Është rast i përsëritur. Po pyetet si në hetuesinë e dikurshme. I mungon vetëm një dritë mbi kokë.

Ilir Rusmajli: Po ç’i keni këto fantazi more! Është interesante, si ka mundësi që asnjërit në këtë sallë që këta dy persona, kujt force i përkasin? Pse nuk doni ta dini? Keni mundësinë që të nxirrni dokumentat që të identifikoni funksionin e tyre?

Lealba Pelinku: Po do të marrim të gjitha masat.

Altin Kaziaj: Ç’na duhet ne?

Ilir Rusmajli: Ka një opsion që mund të tregojë se kanë provokuar me dashje.

Ledio Braho: Kjo është fantazia më e madhe, jo ajo që thashë unë. Pse nuk parashikuar si ekspert ligjor? Ka edhe një rast të tretë, një qytetar ka votuar në qarqe të ndryshme. Është e parëndësishme kjo që thoni ju. Vendimin do ta merrni ju, shpresoj se sipas ligjit. Hedhja e hipotezave tregon se ka qëllime të tjera.

Ilir Rusmajli: Nuk më pengoni dot të bëj detyrën!

Eridian Salianji: Ishte provë e kërkuar nga ne. Nga debati u sqaruan disa rrethana. Shohim që 13 shenja gishti përkojnë në qendra. Sqaruat që është e operatorit. Janë dy shenja gishti. Mund të ndodhë që kjo shenjë dy herë të jetë e testimit të aparaturës. Është vetëm një shenjë gishti dy herë.

Lealba Pelinku: Nuk është parashikuar testim në ditën e zgjedhjeve.

Eridian Salianji: Gjithë debati nga 70 persona, konkluzioni është në 2. E keni të provuar se kanë votuar? E kanë hedhur fletën?

Lealba Pelinku: E saktësova dhe më parë. Janë të dhëna që flasin vetëm për identifikimin.

Marash Logu: Nga kryqëzimi i të dhënave PEI është bërë të gjithë të dhënat nga një qark, apo në të gjithë vendin. Mbase ka raste të tjera kur shenjat janë përdorur në qarqe të ndryshme. Domethënë e njëjta shenjë gishti mund të jetë përdorur në Gjirokastër dhe në Shkodër…

Lealba Pelinku: Çdo shenjë gishti krahasohet nga të dhënat e PEI.

Marash Logu: Pasi lexohet mjeti i identifikimit, vendosen gishtërinjtë, nëse nuk funksionojnë, ka të drejtë operatori ta vendosë?

Lealba Pelinku: Do të kalohej në identifikimin pa marrjen e shenjës. Marash

Marash Logu: Pra përbën shkelje të ligjit…A ekziston mundësia që një person të paraqitet me 19 karta dhe të ketë vendosur shenjën e tij të gishtit?

Lealba Pelinku: Do të analizohen edhe këto.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…