Qëllohet me karrige në kokë një infermier në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në spitalin numër 2, në pavionin e Urologjisë në QSUT ku infermieri Ruzhdi Merja është goditur me karrige në kokë nga një i afërm i një pacienti. Mësohet se infermieri ndodhet jashtë rrezikut për jetën por ai ka pësuar dëmtime në kokë. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes sulmuesi i infermierit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që po vijojnë kërkimet nga policia për kapjen e tij.





