Plas sherri në Radhimë/ Djali i thyen edhe xhamat e makinës, at e bir përfundojnë në pranga

Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë. Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :