Një debat i fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe nen kryetarit te PD-së Edi Palokës ne studion e ‘Open’ ne Top Channel.
Debati nisi kur Bolino tha se hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.
Pjesë nga debati:
Bolino: Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.
Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.
Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.
Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.
Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.
Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.




