Berisha: Rama dhe papagalli i statistikës fabrikojnë rritje ekonomike, rënia e pandalshme

Berisha me shifraIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha komentoi shifrat e treguesve ekonomikë që, sipas tij, tregojnë rënien e pandalshme të vendit.

Duke akuzuar kreun e qeverisë dhe atë të INSTAT për fabrikime të statistikave, Berisha theksoi se,  “Nga Shqipëria janë larguar 295 miliardë leke. Te gjithë treguesit ekonomik janë ne rënie te pandalshme, Rama dhe Gjergji, apo papagalli i statistikës fabrikojnë rritje ekonomike! Te gjithë treguesit ekonomik te vendit janë ne rënie te forte. Kështu, eksportet prodhim vendi kane rënie 13%; mineralet, nafta kane rënie me 25%; ndërtimi ka rënie me 15%; te ardhurat nga tatimet dhe doganat kane rënie 10% krahasuar me një vit me pare; kredia për biznesin ke rënie te ndjeshme, difiçiti i llogarisë korente është rritur nga 12.4 ne 26%; bilanci tregtar është përkeqësuar me 11%. Vendi përjeton epideminë e falimentimit te sipërmarrjeve private, institucionet ndërkombëtare FMN, KE, BB po ju bien sirenave te alarmit te borxhit te papërmbajtur dhe dështimit ekonomik. Investimet e huaja kane një rënie prej 40% krahasuar me dy vite me pare. Kapitali i huaj dhe vendas po emigron me shpejtësi nga Shqipëria. Ne dy vite, sipas statistikës zyrtare te Bankes se Shqipërisë, janë larguar nga Shqipëria 295 miliardë leke. Te lumtur janë vetëm Gjergji dhe Rama, qe fabrikojnë si te duan rritjen ekonomike!”, shkruan Berisha.

Share it :