Greqi, Cipras II/ Tre ministra betohen te Presidenti me dorë mbi Bibël, të tjerët betim ‘laik’

Tsipras te PresidentiPas vështirësive jo të pakta që kaloi kryeministri Aleksis Cipras për t’u votëbesuar në Parlament, mbas riformatimit të kabinetit të tij të ri, anëtarët e rinj të qeverisë greke bënë betimin para Presidentit të vendit, Prokopis Pavlopulos.

Tre nga anëtarët e qeverisë, zëvendësministri i Financave, Trifon Aleksiadhis, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Janis Amanatidis dhe zëvendësministri i Punës, Sigurimit Social dhe Solidaritetit Social, Pavlos Haikalis bënë betim mbi Bibël.

Ndërkohë, ministri i Ristrukturimit të Industrisë, Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Panajotis Skurletis, ministri i Punës, Sigurimit Social dhe Solidaritetit Social, Jorgos Katrungalos, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Ristrukturimit Administrativ, Hristoforos Vernardhaqis, zëvendësministri i Mbrojtjes, Dhimitris Vicas, zëdhënësja e qeverisë, Olga Jerovasili dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës Pavlos Polakis bënë betim civil.

Share it :