Ndonëse deri më tani nuk kishin munguar debatet mes tyre, të përcjella edhe në darka private, përplasja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka qenë fatale për marrëdhënien Rama-Blushi.
Ashtu ndoshta siç e kishte imagjinuar përballjen, në sy të thuajse 200 anëtarëve të Asamblesë, anëtari i kryesisë së PS-së deklaroi se kreu i partisë më të madhe politike në vend ka shkelur statutin dhe se po sillet si monark.
Këmbëngulja e Blushit prej më shumë se 1 viti për mbledhjen e forumeve të rëndësishme te partisë duket se ia vlejti, të paktën për atë që ai e kishte menduar si “gjyq publik” ndaj kryetarit të partisë ku bën pjesë.
Por nëse deputeti socialist me shumë mundësi kishte menduar se ngritja e këtij shqetësimi do të mbështetej nga një pjesë e të pranishmëve në mbledhje, krejt e kundërta ndodhi. Asnjë prej 200 anëtarëve të forumit të dytë më të rëndësishëm në parti nuk “pipëtiu”, të gjithë heshtën, përfshirë edhe “senatorët socialistë”, të cilësuar ndryshe si garantët e traditave të partisë.
Përgjigja e vetme krahas “ngacmimeve” me porosi të deputetëve Balla dhe Abazi ishte ajo e vetë të “akuzuarit”, kryeministrit Rama, i cili nuk kurseu gjuhën e drunjtë me “mikun e vjetër”. “Turp të kesh që…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.





