Anxhela Tato Autori ishte kthyer pas 4 vjetësh nga emigrimi, akuzonte gruan për tradhti dhe mohonte atësinë e fëmijës
Policia, 50-vjeçari ekzekutoi gruan në gjumë në krevat së bashku me fëmijën 1-vjeç, u vetëflijua në oborrin e banesës
Dyshimi për atësinë është motivi i krimit tronditës në Boboshticë të Korçës, ku është shuar një familje. I sapo kthyer nga emigrimi 50-vjeçari ka ekzekutuar fëmijën 5-muajsh dhe bashkëshorten e tij në shtrat. Nën tronditje të thellë autori i ka dhënë fund jetës në oborrin e banesës. Fqinjët të alarmuar kanë njoftuar policinë, e cila ka gjetur tre kufoma në vendin e ngjarjes. Banorët pas të shtënave janë afruar në banesë, ku kanë gjetur të mbuluar në gjak në shtrat gruan Albina Fiqin dhe fëmijën 1 vjeç. Ndërsa ka qenë e kotë çdo tentativë për t’i ardhur në ndihmë, pasi viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupat e pajetë janë transportuar për në morgun e spitalit, ku i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Nga të dhënat e para mësohet se viktimat kanë plagë tejshpuese në trup të shkaktuar nga një armë zjarri e llojit kallashnikov. Plaga që i solli vdekjen Albina Fiqit e ka në stomak, çka i ka sjellë hemorragji. Ndërsa fëmija e ka plumbin në kokë. Vetë autori është gjetur nga ana e policisë në oborrin e banesës. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhojat, të cilat janë dërguar në laborator për ekspertizë balistike. Sipas policisë kjo ngjarje përkthehet si krim pasioni, ku motivi kryesor mund të jetë xhelozia dhe dyshimi për tradhti nga ana e autorit të krimit. Dëshmitarët kanë rrëfyer për blutë se kanë dëgjuar të shtëna dhe britma e të qarat e një fëmije. Menjëherë kanë shkuar për të parë çka ka ndodhur dhe janë shokuar nga skena e rëndë, tre trupa të pajetë, një familje e shuar për shkak të lajthitjes së autorit.
Hetimet
Krimi është regjistruar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në banesën e çiftit Fiqi. 50-vjeçari Edmond Fiqi vetëm para katër ditësh ishte kthyer nga emigrimi. Ai kishte jetuar për një periudhë katër vjeçare në Greqi, duke mos pasur mundësi që të kthehej në Shqipëri, për mungesë dokumentesh. Që prej ditës së kthimit konfliktet dhe sherret ishin të shpeshta në banesë, pasi ai akuzonte Albinë për tradhti. Kur është kthyer nga emigrimi Edmondi ka gjetur një fëmijë në banesë, për të cilin mohonte autorësinë. Ai e akuzonte gruan për lidhje jashtëmartesore. Mbrëmjen e djeshme autori është futur në banesë i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të fëmijës dhe foshnjës. Me kallash në dorë autori ka vendosur t’i japë fund “tradhtisë” dhe cënimit të egos së tij, duke shuar familjen për shkak të lajthitjes. Kur është futur në banesë ai e ka gjetur gruan të shtrirë në krevat dhe e ka qëlluar pa mëshirë. Ndërsa nuk ka kursyer as jetën e fëmijës, duke konsideruar si fryt të tradhtisë, ai e ka qëlluar fëmijën me plumb në kokë. Por ethja e gjakut është shuar shpejt dhe 50-vjeçari ka parë trupat e pajetë. I tmerruar ai ka dalë në oborr dhe është vetëflijuar. Për blutë kjo ngjarje ka për motiv xhelozinë e autorit ndaj viktimës. Ndërsa nuk do të ketë një dosje në momentin që autori është vetëvrarë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe dokumentimi i plotë i krimit.
Angli/ U merrte para shqiptarëve në aeroport, në gjyq policja mashtruese
Një ish-police angleze u akuzua në Gjykatën Mbretërore të Kentërbërit (Canterbury) për shpërdorim detyre dhe vjedhje. 39-vjeçarja Alexis Scott akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si police kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Aeroportin e Getëikut në Londër, u kishte marrë pasagjerëve shqiptarë, vietnamezë dhe turq shuma parash nga 1000-3000 paund. Scott u denoncua nga disa pasagjerë shqiptarë dhe turq, se ka përvetësuar deri në 15000 paund. Këto shuma parash sekuestroheshin me arsyetimin e rremë se nuk lejohej transferimi i parave në dorë mbi shumën e 1000 paund, dhe nëse ata kërkonin procesverbalin e sekuestrimit apo faturë për paratë e bllokuara u thuhej se praktika burokratike kërkon kohë, dhe normalisht ata do të humbnin avionin për të cilin kishin prerë biletën. Ndërsa të gjitha këto akuza, konkretisht 7 për vjedhje dhe 1 për sjellje të pahijshme, 39-vjeçarja i ka mohuar fuqimisht në sallën e gjyqit. Gjithsesi, Alexis Scott është përjashtuar nga radhët e policisë vitin e kaluar, kur u bënë denoncimet e para në adresë të saj.
Shkodër/ Grinden 2 vëllezër, ndërhyn nëna dhe plagosen të tre me armë
Një 19 vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën dhe vëllanë e tij mbrëmjen e djeshme në Kir të Dukagjinit. Ngjarja ka ndodhur teksa autori Kol Qershia ka filluar të rrihet me të vëllanë Martin Qershia 25 vjeç në banesën e tyre. Në ato momente ka ndërhyrë nëna e tyre Lina për t’i ndarë, por 19-vjeçari i ka qëlluar me armë zjarri 56-vjeçaren si dhe vëllanë e tij më të madh.. Si rezultat i të shtënave, e ema e tyre ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa po te plagosur mbeten dhe autori i krimit si dhe vëllai i tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë / Kërcënohet inspektori i “Crown” i bllokoi verë e veshje në makinë
Sqarohet kallëzimi i bërë para 4 ditësh në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga inspektori i “Crown Agents”, kompani që po asiston doganat shqiptare. Sipas burimeve policore, shtetasi britanik me iniciale “K.D. 52 vjeç, ka denoncuar një telefonatë që i është bërë nga një numër britanik për shkak të bllokimit të disa sendeve personale në automjetin e një emigranti. Telefonuesi, sipas policisë, pretendonte se bllokimi i disa shisheve verë dhe veshjeve që gjendesin në makinën e tij, ishte një masë e tepruar. Pas kësaj telefonate, inspektori i “Crown Agents”, ka bërë një kallëzim në drejtorinë e policisë së Tiranës duke pretenduar se ju kanos jeta.




