Të marrësh një shtëpi me qira në Tiranë nuk është e lehtë. Çmime të larta dhe apartamente të vogla janë dy nga problemet kryesore për ata që kërkojnë të marrin një apartament me qira. Në zonat më të njohura, siç është Blloku, çmimi për një apartament 1+1 varion nga 400-700 euro. Agjencitë imobilare shprehen se çmimit që ofrojnë qiradhënësit përgjithësisht në zonat si Blloku, “Komuna e Parsit”, Rruga e Dibrës, Rruga e Durrësit nuk ulen gjatë gjithë vitit. “Është e vërtetë që ka shumë apartamente të lira gjatë muajve të verës, kjo për shkak të largimit të studentëve por qiradhënësit e dinë shumë mirë, që deri në shtator do ta arrijnë gjejnë një qiramarrës, prandaj nuk preferojnë të ulin çmimin gjatë këtyre muajve”, – shprehen agjencitë imobilare në Kryeqytet. Ndryshe nga zonat qendrore në periferi të Tiranës ka më mijëra apartamente të lira, ku çmimet variojnë nga 150-200 mijë lekë. “Në zonën e Qytetit Studenti, tek “Astiri” apo te “Fresku”, çmimet nuk janë më shumë se 200 mijë lekë të vjetra. Në këto zona përgjithësisht apartamentet janë gjysmë të mobiluara, madje në shumë raste përfshihen edhe dritat dhe uji në çmim”, – përmendin agjencitë imobilare.
Çmimet në Sarandë-Ksamil
Një vëzhgim “online” i adresave që ofrojnë dhoma apo shtëpi me qira në jug të vendit tregon se çmimet kanë pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Një dhomë në Ksamil (larg detit), mesatarisht kushton 35 mijë lekë. Në hotel çmimi është akoma më i shtrenjtë dhe shkon deri në 40 euro dhoma. Në Ksamil shumë familje gjatë muajit të gushtit shkojnë tek të afërm të tjerë ose flenë jashtë për të dhënë shtëpinë e tyre me qira. Një shtëpi normale në Ksamil 2+1 shkon deri në 70 mijë lekë nata. Saranda që është një nga qytetet më të kërkuara gjatë muajve korrik-gusht, ka çmimet më të kripura. Një dhomë kushton 40-50 mijë lekë nata, ndërsa në hotele çmimet shkojnë nga 50-85 euro, në varësi të distancës nga deti. Për një dhomë hoteli me pamje nga deti çmimi për një dhomë nata shkon dhe 120 euro në disa raste. Ndërkohë që shtëpitë në Borsh për një natë shkojnë nga 50-100 mijë lekë.
Çmimet në Vlorë-Himarë
Një dhomë hoteli në qytetin e Vlorës gjatë muajve të verës kushton mesatarisht 50-70 euro nata. Ofertat në faqet “online”, ofrojnë ulje vetëm për ata që prenotojnë gjatë muajit korrik, ndërsa gjatë gushtit çmimet janë 5-10 euro më shtrenjtë. Të njëjtat çmimet ofrohen edhe në plazhet e Himarës. Plazhet e Jalës dhe Dhërmiu janë shumë të kërkuara përgjithësisht nga emigrantët.
Çmimet në Durrës-Velipojë
Në qytetin e Durrësit, çmimet po shkojnë drejt një trendi rënie gjatë këtij viti. Kërkesat e pakta nga kosovarët, kjo për shkak dhe të muajit të Ramazanit, ka bërë që shumë hotele të ofrojnë çmime nga 20-45 euro nata. Për një dhomë hoteli afër detit çmimet janë më të lartat, por përsëri jo si një vit më parë. Çmimet e qirave në Durrës pritet të pësojnë një rritje gjatë muajit gusht, kur kërkesat do të vijnë gjithmonë në rritje. Në Velipojë çmimet janë shumë më të lira, nëse e krahasojmë me Sarandën apo Vlorën. Një dhomë kushton nga 20-30 mijë lekë dhe për prenotime gjatë këtij muaji bëhen edhe ulje.
Të parandalosh pushimet e përkohshme nga puna
A janë “periudhat inaktive” thjesht një fakt i jetës apo janë të shmangshme? Sigurisht, pak menaxherë kanë forcën e fjalës nëse kompania e tyre do të pushojë të punësuarit, por ka disa gjëra që ju mund të bëni për të reduktuar një shans të tillë të keq: Bëni kujdes me kompleksitetin. Organizatat kanë tendencën për t’u rritur, duke shtuar shtresa, pozicione dhe vende të panevojshme. Kur do që të jetë e mundur, angazhohuni për t’i mbajtur gjërat strukturalisht të thjeshta. “Braktisni” produkte dhe shërbime. Produktet dhe shërbimet e vjetruara mund të rrisin më shumë koston dhe kërkojnë infrastrukturë më të shtrenjtë. Eliminoni ato që e kanë përmbushur ciklin e tyre. Përqendrohuni në të ardhmen. Të fokusoheni në të ardhura afatshkurtra ka të ngjarë të rrisë koston (dhe njerëzit) që sigurojnë rezultate sot por që nuk mund të jenë të qëndrueshëm në periudha afatgjata. Mos investoni vetëm në operacionet aktuale.




