Matura Shtetërore/ Provimi i Matematikës, maturantët që janë kapur me kopje

matura-provim1-586x350-460x350Përjashtohen 50 maturantë dhe 13 administratorë/ Nesër fillon korrigjimi i testeve. Për të qenë kalues duhen 10 pikë

Provimi i Matematikës tregoi prirjen e të rinjve për të kopjuar gjatë testimit. Ministria e Arsimit ka zbardhur ditën e djeshme kush ishin abuzuesit, mes të cilëve nuk munguan as administratorët. “Shprehim keqardhjen tonë që rreth 50 maturantë, të cilët shkelën rregulloren e Maturës Shtetërore dhe dispozitat e saj për sa i përket moslejimit të përdorimit të celularëve etj. Maturantët u njohën paraprakisht me këto rregulla dhe ne i kemi përsëritur e ripërsëritur në çdo kontakt me ta dhe me deklarata për shtyp”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit. Sipas MAS, maturantët u njohën që në fillim me rregullat, siç ishin “Cutt-off”-i, pesha e mesatares, modalitet e provimit, penalitete të qarta për shkelësit etj. Vlerësimi i testeve fillon ditën e nesërme në qendrat e vlerësimit: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier. Shpallja e rezultateve do të bëhet 2 javë pas përfundimit të testit të Matematikës. Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues.

 

Matematika

Në provimin e detyruar të Matematikës ishin regjistruar 45.032 maturantë. Testi u hartua për 7 ditë nga specialistë lëndorë të AKP-së dhe përfaqësues të MAS-it. Testi është mbështetur në programin orientues të lëndës së Matematikës, si edhe nën miratimin e MAS-it. Testi kishte 25 pyetje (13 me alternativa dhe 12 me zgjidhje), të cilat vlerësojnë objektivat e programit orientues dhe janë në përputhje të plotë me natyrën e pyetjeve që nxënësit kanë ndeshur gjatë gjithë viteve të tyre, të shkollimit. Testi në total vlerësohet me 50 pikë maksimale. Testi garanton vlerësimin e nxënësve, sipas aftësive që ata zotërojnë dhe ka tri nivele: Niveli i – 40% – 20 pikë; Niveli II- 40% – 20 pikë; Niveli III- 20 % – 10 pikë.

 

Nxënës me celularë të kapur gjatë provimit ishin 28 gjithsej nga të cilët:

ZA Kuçovë – 1 nxënës

DAR Elbasan – 3 nxënës

ZA Bulqizë – 2 nxënës

DAR Lezhë – 1 nxënës

DAR Vlorë – 3 nxënës

DAR Tiranë – 2 nxënës

DAR Kukës – 2 nxënës

DAR Fier – 10 nxënës

ZA Lushnjë – 1 nxënës

ZA Krujë – 3 nxënës

Këta maturantë janë pezulluar, siç edhe parashikon rregullorja e MSH 2014. Koha e pezullimit varion nga fillimi i testimit, në orën 10.00, deri në përfundim të tij, në orën 12.30 kur u konstatuan dhe shkeljet.

 

-Nxënës të kapur me kopje në letër ishin 8 në të gjitha DAR/ZA, nga të cilët:

ZA Skrapar – 2 nxënës

DAR Elbasan – 1 nxënës

DAR Shkodër – 1 nxënës

DAR Tirana Qark – 1 nxënës

DAR Durrës – 1 nxënës

ZA Krujë – 1 nxënës

ZA Pukë – 1 nxënës

Gjithashtu, dhe në këto raste është marrë masa e pezullimit të maturantëve, sipas parashikimit të Rregullores të MSH 2014.

-Nxënës me teste të dëmtuara (shenja dhe barkod i dëmtuar) 4 gjithsej.

 

-Nxënës të konstatuar me identitete të rremë ishin 16:

 1 në DAR Berat

1 në ZA Kavajë

4 në DAR Kukës

10 në DAR Durrës

 

-Nxënës me probleme shëndetësore ishin 2 gjithsej

 1 nxënës në ZA Mat

1 nxënës në DAR Tirana Qark

 

-Nxënës të përjashtuar për moszbatim të rregullores së MSH 2014 janë 3 gjithsej: 

 DAR Shkodër 1 nxënës

ZA Kamëz 1 nxënës

DAR Durrës 1 nxënës

 

-Administratorë të përjashtuar nga procesi për menaxhim jo të rregullt, sipas Rregullores së MSH, janë konstatuar 13 administratorë të përjashtuar nga të cilët:

DAR Fier 1 administrator

DAR Durrës 3 administratorë

DAR Kukës 8 administratorë

ZA Pukë 1 administrator

Për këta administratorë janë marrë masa, sipas Rregullores të MSH 2014 dhe Kodit të Punës.

 

Shiten 13.6  miliardë lekë bono, ulen më tej interesat

Banka e Shqipërisë ka shitur në ankand për llogari të Ministrisë së Financave 13.6 miliardë lekë bono me afat maturimi 12 dhe 6-mujor. Shuma e shpallur për shitje për bonot 12-mujore ishte 9.6 miliardë lekë, nga të cilat 1.67 miliardë lekë i përkisnin Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa e investitorëve arriti në 11.5 miliardë lekë, ndërsa interesi (yield) zbriti në 3.27%. Në ankandin e fundit me të njëjtin maturitet, yield-i mesatar i ponderuar ishte 3.36% Për bonot 6 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 5.1 miliardë, nga të cilat gati 3 miliardë lekë i takonin Bankës së Shqipërisë. Megjithëse shuma e kërkuar ishte më e ulët se ajo që financat kërkonin të shisnin, (4 miliardë lekë) yield-i shënoi një rënie të mëtejshme, duke arritur në 3.14%. Në ankandin e fundit me të njëjtin maturitet, yield-i mesatar i ponderuar ishte 3.27%

 

Greva/ Ish-të përndjekurit politikë: Duam zgjidhje ose do djegim makinat e deputetëve

Në ditën e 14-të të grevës së urisë, ish-të përndjekurit i kanë lënë kohë qeverisë deri të enjten t’u japë zgjidhje kërkesave të tyre, përndryshe ata kanë paralajmëruar veprime ekstreme ditën e seancës kuvendore. “Ne do presim deri të enjten që Parlamenti shqiptar, deputetët e opozitës, ndoshta dhe deputetët e majtë mund t’i përkrahin deputetët e opozitës, presim, kemi një shpresë, pastaj ne do marrim veprime të tjera, veprime të tjera që do habiten me ne, çfarë veprimesh do marrim ne, do habiten të gjithë. T’i japin fund njëherë e përgjithmonë kësaj kauze të ndyrë me këtë shtresë fisnike që duan ta marrin nëpër këmbë ta poshtërojnë, por nuk do t’ia arrijnë dot qëllimit”, – deklaron Fatmir Hoxha, kreu i grupit të grevistëve. edhe ditën e djeshme një pjesë e grevistëve ka shfaqur probleme të shumta me shëndetin duke filluar që nga luhatje e tensioni deri në marrje mendsh. Temperaturat e larta kanë detyruar familjarët e ish-të përndjekurve politikë që të sjellin pranë çadrave të grevistëve disa ventilator.

 

Share it :