Vetëvritet me armë zjarri në kryeqytet një person rreth të 30-ve. Bëhet fjalë për shtetasin Ervis B., i cili i ka dhënë fund jetës së tij, ndërkohë që ende nuk janë bërë të dituara rrethanat që e çuan të riun në këtë vendimmarrje fatale.
Burime nga policia konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur pranë digës së Liqenit Artificial, ndërkohë mësohet se 30 vjeçari ishte punonjës i një poste private. Menjëherë pasi i riu ka kryer vetëvrasjen, drejt vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave që e çuan të riun në vetëvrasje.




