Inspektoriati Urbanistik Kombëtar ka nisur sot përgatitjen për shembjen e një pallati 9-katësh tek Shkëmbi i Kavjaës. Ky objekt pa leje, sipas INUK u bllokua më 19 Maj, ndërsa sot u vendos se do të prishet me shpërthim të komanduar.
Pallati që do të shembet është ende në ndërtim dhe ka si pronar shtetasin Enver Shala. Paligjshmëria e tij u kostatua nga Komuna e Rrushbull. Pallate, por edhe hotele pa leje janë shembur me shpërthim tritoli edhe në Tiranë, Vlore, Dërmi, e së fundmi në Durrës.




