A do mund koreografi të realizojë idenë e bashkëpunimit që i ka propozuar Kumbaro, pra, që si duket do të jetë shkrirja e trupës së baletit shqiptar me atë të kompanisë së tij private, e nisur qysh sot në këtë eksperiment me shfaqjen “La Stravaganza”. Ministria e Kulturës ka folur shumë pak për këtë gjë dje, duke e quajtur bashkëpunim të përfunduar, por Preljocaj ka shtuar dy fjalë më shumë, por jo qartësisht deri në fund.
Koreografi ka shpjeguar se bëhet fjalë për një lloj “kontaminimi polizitv” midis Operas dhe kompanisë së tij private. Dhe ka vazhduar se ky projekt është vetëm një diskutim e sipër që pritet të konkretizohet në formatin e një protokolli bashkëpunimi, ku secila nga palët të shprehë angazhimet e saj. “Kur kjo pjesë të formalizohet do keni dhe më shumë informacione”, – tha Preljocaj duke lënë të nënkuptohet se ekziston mundësia “e shkrirjes” së trupës së baletit.




