ALBtelecom dhuron kompjutera për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

kompjALBtelecom ka dhuruar 20 kompjutera (desktop) dhe një video-projektor për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së infrastrukturës kompjuterike të sallës së kompjuterave, vendosur në shërbim të atelieve të komunikimit. Në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, u zhvillua ceremonia e përurimit të sallës së rinovuar të kompjuterave në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë prof. dr. Sezai Rrokaj, z. Vahap Yeroglu, drejtori i grupit të IT-së dhe njëkohësisht zv. drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Albtelecom dhe Eagle Mobile, akademik prof. dr. Artan Fuga, prof. dr. Mark Marku, si dhe profesorë e studentë të këtij fakulteti. Profesor Rrokaj falënderoi kompaninë ALBtelecom për këtë mbështetje që ndihmon në modernizimin e mësimdhënies. Ai theksoi se nisma të tilla duhet të ndiqen për të afruar më shumë kompanitë private të biznesit me arsimin universitar në përgjithësi dhe Universitetin e Tiranës në veçanti. Z. Yeroglu tha se ndihej i kënaqur që kompania që ai përfaqëson ka kontribuar në rinovimin e kësaj salle IT në fushën e arsimit, duke i konsideruar studentët të ardhmen e çdo kombi dhe shprehu njëkohësisht një falënderim të veçantë për Universitetin e Tiranës që ka nxjerrë studentë tepër të përgatitur e që janë pjesë e stafit të kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Ky dhurim vjen në kuadër të prioritetit që ALBtelecom ka shpallur për vitin 2013 “Viti i internetit të Sigurt dhe Familjes”, i cili do të vijojë me projekte të tjera. Kjo nuk është hera e parë që ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë kontribuar për universitete dhe shkolla në Shqipëri. Vitin e kaluar sekretaria mësimore e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës u modernizua me kompjutera në kuadër të rinovimit të saj. Një tjetër laborator i pajisur nga kjo kompani ka qenë ai i Teknologjisë se Informacionit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :