Deputeti i PD-së Kliti Hoti plagoset me plumb gjatë protestës, Berisha: U shënjestrua për t’u vrarë

Deputeti i PD-së Kliti Hoti plagoset me plumb gjatë protestës, Berisha: U shënjestrua për t’u vrarë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike lidhur me ngjarjen.

Sipas Berishës, Hoti u qëllua në shpatullën e djathtë teksa po i vinte në ndihmë një protestuesi që po përballej me policinë.

Berisha deklaroi se deputeti ka marrë një plagë të rëndë dhe se po kryhen ekzaminime të tjera mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij.

Ai pretendoi se sulmi ishte i motivuar politikisht dhe e cilësoi ngjarjen si një akt që përshkallëzon përplasjen mes qeverisë dhe opozitës.

Në përfundim, kreu i PD-së paralajmëroi reagim nga Partia Demokratike, duke theksuar se opozita do t’i përgjigjet këtij akti

Para kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua për t’u vrarë, në tentativë për t’u vrarë, deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Shkodër, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe në cilësinë e në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv, pa asnjë motiv nga narkobanditët e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po po vraponte pas një një një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij.

Plumbi kap shpatullën e tij, shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth se kushedi ç’plumba kanë këta, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb që quheshin dum-dum, nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë me shtypje të keqe, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.

Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.”, tha Berisha

Share it :