Këlliçi: Pse duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit?!

Këlliçi: Pse duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit?!

Nga Belind KELLIÇI
SPAK ka dyshime dhe sipas raportimeve në media, ka paraqitur akuza të reja për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e SHISH, për korrupsion e pastrim parash. Do të ishte thjesht jashtë rregullit, jashtë skemës, jashtë normës që ka grupi i ngushtë i Edi Ramës, nëse ajo nuk do të kishte konsumuar këto vepra penale.

Rrethi i afërt i Edi Ramës, janë të gjithë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Pasuritë e tyre përmes abuzimit janë në formën e vilave luksoze, të arkave me para, të kutive plot me euro, të kantinave me verë të shtrenjtë, klient i parë i të cilave ishte vetë Rama, të shumë llojeve të tjera të privilegjeve.

Dhe Vlora Hyseni ishte pjesë e këtij grupi.

Përfitimi, milionat dhe pasurimi janë rregulli i kësaj organizate. Ashtu sikurse Belinda, si Linda, si Gysi, si Olsi, si Zdromsi, si Olta e shumë të tjerë, edhe Vlora kishte pjesën e saj në tortën e zullumit të madh të këtyre 13 viteve me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve

Share it :