Dosja “Albanan File”/ Berisha: Të besosh se SPAK do penalizojë Ramën është si të shohësh veshin pa pasqyrë
Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur për skandalet e kreut të qeverisë, tha se, të besosh se SPAK do penalizojë Ramën është si të shohësh veshin pa pasqyrë.
Berisha: Aty nxin me të gjithë shëmtinë e tij ndërtimi i hotelit ‘Edi Rama’ në Kanionin e Gjipesë, kanion që në shekuj ka qenë pronë publike.
Që nuk ka pasur kurrë asnjë pronar, por që peshkaqeni Olsi Rama duke përdorur Edi Ramën, i cili nuk e mori kurrë me dokumente kadastrale arkivore, jo.
Nuk dispononte asnjë dokument kadastral. As të perandorisë, të mbretërisë, as të diktaturës se i përkiste Aneta Kolekës, të ndjerë.
Gjithçka filloi pasi u bë kryeministër Padrinoja.
U vërsulën si peshkaqenët nga deti bashkë me pinjollët e Spiro Kolekës dhe kanë marrë 221 mijë metër katrorë tokë në njërin nga 20 kanionet e regjistruara si ndër më të bukurit e të gjitha brigjeve të botës.
Me datën 8 nëntor, SPAK-u njoftoi se ka hapur çështje hetimore, ka filluar hetimin për dosjen ‘Albanian File’.
Pashë qëndrime të ndryshme.
Pati të ngazëllyer nga ky njoftim. Pati të tjerë skeptikë dhe realistë në vlerësime.
Të mendosh se SPAK-u apo të besosh se SPAK-u do të penalizojë Edi Ramën është njëlloj sikur të mendosh se veshi tënd mund ta shohësh pa pasqyrë.




