Përplasja Rama-Veliaj, mafioze”, Shkullaku: Nuk kemi luftë brenda PS, por eliminim

“Përplasja Rama-Veliaj, mafioze”, Shkullaku: Nuk kemi luftë brenda PS, por eliminim

Analisti Armand Shkullaku ka dhënë një panoramë të asaj se si duken marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, duke marrë parasysh përplasjen midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Tv Klan, Shkullaku u shpreh se konflikti mes dy funksionarëve kryesorë të kampit rozë nuk është thjesht një “luftë brenda llojit”, por e cilësoi atë si një përpjekje eliminimi. Për analistin, kjo është gjithashtu një përplasje “mafioze”, siç e cilëson ai.

“Kjo nuk është një luftë brenda llojit. Ne luftë brenda llojit kemi parë në Partinë Socialiste. Fatos Nano, Edi Rama… Fatos Nano ka pasur gjëra, ajo quhet një luftë. Ajo quhet një luftë brenda llojit ku fiton ai që ka më shumë mbështetës. Ky është një eliminim brenda llojit. Pra, në një kupolë mafioze, padrino nuk përdor debatin, fraksionet dhe përplasjen e ideve, kush merr shumicën ikën. Në momentin që ti guxon të sfidosh kapon dhe i kapo të ka në dorë, do të eliminohesh dhe fiton ai që është më i forti në vrasje”.

Në vijim të mendimit të tij, Shkullaku u shpreh se thelbi nuk qëndron te drejtimi i Partisë Socialiste, por te mënyra se si trajtohen ata që konsiderohen kundërshtarë apo sfidues brenda organizatës.

Është përplasje, por nuk është përplasje politike, është përplasje mafioze. Pra, nuk është se këta po përplasen kush të ketë kontrollin në Partinë Socialiste. Dhe këtu, pavarësisht se kush është Erion Veliaj, ne këtu kemi parasysh dhe dy gjëra të tjera. E mbani mend sa u habitëm kur pamë Ilir Metën që u shfaq për herë të parë mbas një viti e ca izolim? I transformuar komplet? Pastaj morëm vesh që nuk i lejohej ushqimi, nuk i lejoheshin vizitat, nuk i lejohej… e torturonin, nuk e linin të dilte në ajrim. Dhe nuk e lejojnë. Tashi e kuptojmë se si ndëshkohen qoftë kundërshtarët politikë, qoftë tradhtarët në thonjëza brenda organizatës? Pra, ka vetëm një njeri që e bën këtë punë.”

Share it :