Izraeliti i Netanjahut, në kërkim, këshilltar i Vuçiç lidhje e ish-shefes së SHISH, dhe Agasit? Po Rama?!
Nga Basir Çollaku
Vlora Hyseni, ish shefja e SHISH, Ergys Agasi, koordinatori i bandave, Ron Yeffet, izraeliti akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh, por i priveligjuar i buxhetit, një dosje po nxjerr thellë e më thellë emra me peshë në botën e shërbimeve afër dhe brenda organizatës kriminale AKSHI. Tani janë dy emra të tjerë izraelitë të dalë nga dosja e SPAK. Njëri prej tyre i kërkuar nga policia e Izraelit.
Boldnews. al Portali informativ sjell një material nga dosja e prokurorisë ku ndër të tjera thuhet se: “Komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj, (të identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Znj. Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtëkontrollit efektiv të organeve proceduese”,
Po kush është Srulik Einhorn??!
Lidhjet me Vuçiç?
Po me Ramën?
Raporti i tij me drejtësinë e Izraelit?!
Mediet shkruajnë për të dhe aktivitetin e tij. Sipas tyre..
Srulik Einhorn
Strateg politik izraelit, konsulent komunikimi dhe ish-këshilltar i Benjamin Netanyahut.
Ai ka ndikim të veçantë në fushatat politike izraelite dhe ka punuar gjithashtu si këshilltar i presidentit serb Aleksandar Vučić.
Ka ndihmuar në drejtimin e pesë fushatave zgjedhore të Benjamin Netanyahut dhe partisë së tij Likud, gjatë periudhës 2019–2022.
Në Serbi:
Ka këshilluar presidentin Aleksandar Vučić që prej vitit 2020 dhe ka pasur bazën e veprimtarisë së tij në Beograd.
Biznesi
Është bashkëthemelues i Allenby Concept House, një agjenci reklamimi dhe krijimtarie, si dhe ka drejtuar Perception Media, një kompani komunikimi politik dhe marrëdhëniesh me publikun.
Klientë ndërkombëtarë
Einhorn është përfshirë në disa hetime të rëndësishme në Izrael.
Qatargate:
Hetuesit izraelitë kanë shqyrtuar dyshimet se Einhorn dhe persona të tjerë me pushtet kanë marrë pagesa në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar imazhin publik të Katarit në Izrael.
Skandali i dokumenteve të klasifikuara:
Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në transmetimin e informacionit të klasifikuar ushtarak izraelit te gazeta gjermane Bild në vitin 2024.
Intimidimi i dëshmitarit:
Në shkurt 2025, ai u akuzua së bashku me dy persona të tjerë të afërt me Netanyahun për intimidimin e një dëshmitari në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Netanyahut.
Në janar 2026, policia izraelite e cilësoi publikisht Einhornin si person në arrati dhe konfirmoi ekzistencën e një urdhër-arresti. Në prill, prokurorët raportuan vështirësi për sigurimin e ekstradimit të tij nga Serbia.
Më 25 shtator 2026, gazeta The Times of Israel, duke iu referuar Haaretz-it, raportoi se Einhorn u kishte thënë hetuesve izraelitë se ai dhe një bashkëpunëtor tjetër i Netanyahut ishin paguar përmes lobistit amerikan Jay Footlik për punë në interes të Katarit.
Einhorn nuk është thjesht një konsulent reklamash. Lidhjet e raportuara të tij ndërthurin tri mjedise të rëndësishme politike:
Rrjetin politik të Netanyahut në Izrael.
Rrjetin politik të Vučićit në Serbi.
Rrjetet ndërkombëtare të komunikimit politik dhe lobimit, përfshirë aktivitetet e lidhura me Katarin…




