Balla kërkon vrasje protestuesish?!
Nga Basir Çollaku
Njeriu dosje në PS pas Ramës dhe Ballukut, kreu i grupit Taulant Balla, mendon me rradake kriminale.
Sipas tij, reagimi policor ka qenë i butë. Duke lëshuar ngecjet ëë ëë, çfarë po kërkojnë trafikantët Rama dhe Balla?!
Thyerje kafkash dhe shtylle kurrizore, këmbësh, duarsh, nxjerrje sysh, kanë ndodhur.
Po kërkon vrasje??!
Këtë quan reagim të fortë, për të mbrojtur tabakanë e shefit…!
Lajmëron çmenduritë e shefit me akt normativ. Pasi i fali edhe 52 hektarë tokë dhe fabrikë, të akuzuarit Roni, për trafik ndërkombëtar armësh!
Ende është i vetmi dhunim fatal i pandodhur nga policia. Apo është duke ftuar mercenarët dhe paramilitarët e rekrutuar me uniforma të zeza, të egërsohen dhe qëllojnë për vdekje?! Apo ushtrinë “naziste” brenda selisë së PS me hunj gardhi të vazhdojnë rrugën e dhunës se i mbron partia. Për më tej, njeriu i përmendur në dosjet e trafikantëve të drogës, në përgjime me biseda me to, gënjen pacipësisht.
Studenti me makinë mbushur me drogë thotë njeriu i mashtrimit. Studenti ka vetëm shoqërim rastësor i papërfshirë në asnjë element të veprës penale. Dhe patronazhisti polic që i ka dërguar të dhëna kofidenciale KM, bashkë me Ramën që i ka përmendur publikisht, kanë kryer vepër penale. Studenti ekselent i mjekësisë është me zero rekorde. Pyesni prokurorin dhe jo servilin hajdut që ka parë të dhëna rutinore. Zero implikim. Jo vetëm ai, por edhe emrat e tjerë, janë manipuluar të dhënat dhe ka gënjyer narkogjatësia. Për një KM që ka bërë me çetën e tij Shqipërinë fuqi narkotike të kokainës, numërojnë hashashin me gramë. Pa u kujtuar se ata e kanabizuan Shqipëtinë me dhjetëra mijë hektare për disa vite. Këta ortakët e Ndrangheta, Sinaloa, Aruba, të marrë peng, duan të vrasin rininë protestuese. Kanibalë.
Prokurorët mosveprues ndaj urdhëruesve publikë ndaj policisë, për dhunë të shtuar kundër protestuesve, pas akteve barbare që janë parë publikisht, janë njëlloj fajtorë.
Nëse SPAK do të vepronte sipas dosjeve të shumta që janë për Ramën, Ballën, Ballukun e mjaft deputetë e ministra të qeverisë, do kishim një kabinet ekzekutiv në qeli, me në krye Edi Ramën dhe gjysmën e grupit parlamentar. Të paktën.
E megjithatë dosjet janë aty. Nuk digjen. Një ditë përgjegjësi do të mbajnë të gjithë.




