Berisha: Dënoj terrorin policor ndaj protestuesve, narko-mercenarët do ndëshkohen për krime të rënda

Berisha: Dënoj terrorin policor ndaj protestuesve, narko-mercenarët do ndëshkohen për krime të rënda

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur gjatë konferencës për mediat edhe për protestën e rinisë shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se, dënoj terrorin policor ndaj protestuesve, garantoj se narko-mercenarët do ndëshkohen për krime të rënda’, tha lideri i opozitës

Berisha: Sot unë jam këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e egër policesk të ushtruar jashtë të gjitha kushteve ligjore ndaj studentëve protestues, qytetarëve në protestë.

Garantoj secilin prej atyre narko-mercenarëve që për 2500 euro shndërrohen në kafshë dhe jo njerëz ndaj të rinjve, vajzave, djemve, qytetarëve, që do të dënohen për krime të rënda, për aktet që ata kryejnë në mbrojtje të Padrinos së Shqipërisë, Edi Rama.

Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund, ju duhet të mendoni sepse po kryeni krime shumë të rënda dhe ky terror që kryhet para kamerave në rrugë, edhe ndaj gazetarëve, vazhdon me një terror të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë me kontrolle në banesa, me ndalime nëpër shtëpi, në Elbasan, në qytete të tjera, të protestuesve për pjesëmarrjen në protestë.

Edhe njëherë, ti që shkon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin në banesën e tjetrit pa asnjë motiv ligjor, të garantoj se do bëhesh përgjegjës.

Ligji nuk të lejon ty të shkelësh në banesën e kujt pas orës 10 të darkës. Të thërrasësh në komisariat nga banesa pas orës 8.

Ka rregulla të caktuara.

Ju shkelni çdo rregull.

Jepini fund mercenarizmit tuaj se do pësoni fatin e Padrinos që mbroni.

Share it :