Berisha: E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve
Sali Berisha: Shko pak në rrethe, investigo pak. Cili ka qenë roli i Partisë Demokratike, i forumeve rinore në bojkotin në rrethe. Shiko.
Pyetje: Ata mendojnë se përfshirja e PD-së e dëmton protestën zoti… Jo pa qëllim ka qenë ky distancim nga ana juaj. Sepse nuk e kontrolloni dot.
Sali Berisha: Shiko, këta njerëz që mendojnë, këta njerëz që mendojnë janë puthadorë të Edi Ramës. Këta janë puthadorë të Edi Ramës. Këta krahasojnë të pakrahasueshmet.
Dëgjoja një ditë një analiste që harxhon 5 orë për t’u kuruar para se të dalë. Mirë bën, nuk ka të keqe këtu, po për të mos thënë ca gjëra të tjera pastaj, e po mo ama, se ke kohë e kurimit tani.
Dhe thotë se opozita është pushtet, thotë. Si pushtet opozita? Opozita është pushtet moral kundër pushtetit.
Dhe të krahasosh pushtetin ekzekutiv me pushtetin moral të opozitës, je një mospaku, je një idiot politik, më së shumti je një puthador dhe skllav i qeverisë. S’krahasohen të pakrahasueshmet.
Shiko, një minutë, jam këtu tani. Ky është korrupsioni i gjuhës. Ky është rasti më tipik i korrupsionit të gjuhës. Kur thua po… po thua… zgjedhjet i humbi opozita. Opozita nuk humbi zgjedhje, ishin farsë, ishin farsë.
Dhe ti për të lehtësuar qeverinë, u thua qytetarëve që kishte zgjedhje dhe i humbi opozita. Pra, korrupton gjuhën, korrupton dhe mendimin. Edhe kjo, opozita njësoj. Si qenka njësoj 13 vite në opozitë me 13 vite në pushtet?
Duhet të kesh humbur mendjen dhe çdo gjë të flasësh në këtë mënyrë. Ndaj dhe, këto janë Ambrozia, vetëm përpjekjet. Tani rriti pagat. Ai pat ata 40 mijë agjentët, ai i lexoi.
Pyetje: Lexojini emrat…
Sali Berisha: Po po, një minutë. Ai lexoi 40 mijë spiunë të paguar të Edi Ramës në administratë, në klube e kudo. I lexoi. Më thoni, i lexuat? Prit një minutë, një minutë. Janë këta të cilët me shkop magjik hedhin parullat që do Rama.
Po ato janë asgjë e vërtetë. Edhe një herë, kjo përkundrazi, Partia Demokratike po e ndihmon shumë e do ta ndihmojë.
E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve.




