Ftesa e Ramës për dialog është kurth”, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Kovaçi: U përdorën plumba gome ndaj profesorëve!
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Aleksandër Kovaçi, i ftuar në studion e News24, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga forcat e policisë ndaj trupës akademike dhe studentëve gjatë protestave përpara Ministrisë së Arsimit.
Kovaçi zbuloi se dhuna shtetërore nuk ka kursyer as profesoratin dhe intelektualët që i janë bashkuar revoltës qytetare në rrugë, duke konfirmuar përdorimin e plumbave të gomës kundër tyre
Kreu i sindikatës solli një dëshmi konkrete mbi pasojat e ndërhyrjes policore pranë Ministrisë së Arsimit, ku një pjesëtar i stafit akademik u lëndua rëndë:
Nuk është kursyer vazhdimisht përdorimi i plumbave të gomës. Një nga anëtarët e stafit tonë pësoi një lëndim afër syrit dhe është sot akoma me fashim nga dëmtimi prej plumbave të gomës. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ka kaluar spitalin dhe vazhdon të protestojë — i fashuar dhe me syze.”
Ai nënvizoi se përdorimi i ujit me presion dhe gazit lotsjellës po ushtrohet pa dallim ndaj çdo kategorie që ndodhet në shesh:
Nuk u kursye as ndaj pedagogëve e intelektualëve që gjendeshin në shesh. Nuk është thjesht dje që ishim ne, por në vijimësi kanë qenë profesorati, mësuesit dhe qytetarët, jo vetëm nxënësit apo ata që quhen më rebelë.”
Lidhur me thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog me përfaqësuesit e universiteteve, Kovaçi i cilësoi ato si manovra politike për të përçarë lëvizjen rinore:
“Ftesa e Ramës për dialog është thjesht një kurth për studentët. Nuk mund të ketë dialog kur dhuna vijon në terren.”
Kreu i sindikatës rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të padiskutueshme të trupës pedagogjike për bojkotin universitar dhe protestën e të rinjve: “Nuk mund të jenë studentët në rrugë dhe pedagogët në auditore.”Ftesa e Ramës për dialog është kurth”, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Kovaçi: U përdorën plumba gome ndaj profesorëve!
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Aleksandër Kovaçi, i ftuar në studion e News24, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga forcat e policisë ndaj trupës akademike dhe studentëve gjatë protestave përpara Ministrisë së Arsimit.
Kovaçi zbuloi se dhuna shtetërore nuk ka kursyer as profesoratin dhe intelektualët që i janë bashkuar revoltës qytetare në rrugë, duke konfirmuar përdorimin e plumbave të gomës kundër tyre
Kreu i sindikatës solli një dëshmi konkrete mbi pasojat e ndërhyrjes policore pranë Ministrisë së Arsimit, ku një pjesëtar i stafit akademik u lëndua rëndë:
Nuk është kursyer vazhdimisht përdorimi i plumbave të gomës. Një nga anëtarët e stafit tonë pësoi një lëndim afër syrit dhe është sot akoma me fashim nga dëmtimi prej plumbave të gomës. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ka kaluar spitalin dhe vazhdon të protestojë — i fashuar dhe me syze.”
Ai nënvizoi se përdorimi i ujit me presion dhe gazit lotsjellës po ushtrohet pa dallim ndaj çdo kategorie që ndodhet në shesh:
Nuk u kursye as ndaj pedagogëve e intelektualëve që gjendeshin në shesh. Nuk është thjesht dje që ishim ne, por në vijimësi kanë qenë profesorati, mësuesit dhe qytetarët, jo vetëm nxënësit apo ata që quhen më rebelë.”
Lidhur me thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog me përfaqësuesit e universiteteve, Kovaçi i cilësoi ato si manovra politike për të përçarë lëvizjen rinore:
“Ftesa e Ramës për dialog është thjesht një kurth për studentët. Nuk mund të ketë dialog kur dhuna vijon në terren.”
Kreu i sindikatës rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të padiskutueshme të trupës pedagogjike për bojkotin universitar dhe protestën e të rinjve: “Nuk mund të jenë studentët në rrugë dhe pedagogët në auditore.”




