Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët! Pa dorëheqje nuk tërhiqemi!
Një student në protestën e sotme i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili më herët deklaroi se do të ndërpriten bursat për studentët që përfshihen në revoltë.
I riu tha se e gjitha është presion dhe se Rama po përdor çdo formë për t’u bërë presion studentëve.
“Qëllimi i kësaj proteste është që të arrijmë një jetesë standarde. Nuk është protestë luksi, ne po rrihemi për gjëra minimale. Gjithë studentët janë në një mendje, pa dorëheqjen e kryeministrit nuk tërhiqemi. Sot ai bëri një fjalim diktatorial, tha do ndërpritet bursat.
Unë mund të revoltohem të thyej një xham, më nxirr para gjykatës. A ka ndonjë ligj që dhuna në protestë të privon nga bursa? Ky është presion, por sado të mundohet ta fshehë, por ai po provon veglën e fundit për të intimiduar studentët…”, tha ai




