E paprecedente/ Bashkia shkul pllakat e trotuareve para protestës së studentëve
Para se të nisë protesta e 6-të e studentëve në Tiranë në trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e kombit” janë hequr pllakat me eskavator. Vendimi është marrë si një masë paraprake, pasi këto pllaka u përdorën për të qëlluar me gurë drejt institucioneve apo forcave të policisë.
Punonjësit e bashkisë dolën herët në mengjes dhe po heqin të gjitha pllakat nga trotuaret, në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të marrin gurë gjatë tubimit.
Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestës së dhunshme, e cila është nisur nga studentët, të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe mundësi më të mira për punësimin dhe jetën.




