Gysi, Bela, Lali, Klod Zoto si maska të një njeriu të vetëm
Një shpjegim për habinë se si ka mundësi që kryespiunja dhe kryepolicja e vendit i bindeshin verbërisht një zhigoloje anonim
Nga Andi Bushati
Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do të dilnin buzërrudhur nga salla, pasi intriga do tu dukej shumë e stisur për të qenë e vërtetë. Por, në historinë mes Koordinatorit të krimit, Shefes së SHISH dhe Drejtorit të Përgjigjthëm të Policisë realiteti e tejkalon fantazinë.
Me fuqinë që kishte marrë, Ergys Aagasi mund të dyfishointe me një fjalë goje buxhetin për një tender, ai mund të përfitonte mbi 40 milionë euro në vit përmes një firme fantazëm dhe pa punonjës, ai mund të krijonte apo zhbënte tituj pronësie, por mbi të gjitha duke pasur nën zgjedhë shefin e policisë dhe kryespiunen, mund të jepte urdhëra për rëmbim personash dhe pasi ti kryente me sukses të gjitha këto, të hapte nga një Romane Conti në zyrën me flutura, për të marrë nëpër gojë drejtuesit e institucioneve që kishte filmuar gjatë ditës.
Ndonëse kjo fablul mund të ngjajë në kufijtë e të paimagjinushmes, në mënyra të përafërta ajo është përsëritur edhe në raste të tjera.
Ata që kanë pasur rastin të lexojnë të plota, bisedat e Belinda Ballukut më Vis Berberin gjejnë aty histori të frikshme. Mes mënyrës se si vendoste për dhënien e tenderave dhe trajtimit të historive rozë me bashkëpunëtorët, ajo demostronte një pushtet të pakufishëm që buronte nga trajtimi i milionave si qindarka. Duke firuar me një të rënë të lapsit 50 milionë euro te tuneli i Llogarasë, duke përjashtuar një kompani britanike nga gara në Aeroportin e Vlorës e pastaj duke nxjerrë nga loja ata që ua kishte dhuruar në dëm të të parëve, ajo shpërfaq sjelljen e dikujt që si trembet asnjë llogaridhëniene. Vetëm kështu mund të shpjegohen ndarja e tenderave të unazës, nxjerrja e kompanive nga garat dhe porositë për çunat që duhet të blenin mediat me para
I njëjtë është edhe modeli i Erion Veliajt, qoftë me kompanitë që kolliteshin tek shoqatat artistike e Ajolës, qoftë me drejtorët e 5D, që kaluan direkt në firmat e tyre private mbi 22 milionë euro të buxhetit të stërmadh të bashkisë, për të ngritur me to hotele investitorësht strategjikë, ku punonjësit besonin se aksioner qe dhe vetë Lali.
Po të shkosh më tej, te inceneratorët inekzistentë që kanë përlarë gati gjysëm miliardi euro, do të kuptosh që një pjesë e parave të djegësve që nuk përfunduan kurrë shkonin ose për të blerë media, ose për fushatën e PS-së, ose në llogari jashtë që nuk kishin pikë lidhje me qëllimin për të cilin fondet kishin dalë nga buxheti. Kjo histori, e cila do të shndërrohet vërtet në një produksion tronditës ndërkombëtar dëshmon për atë që, ndonëse nuk kishin në dorë faktet, e dinin të gjithë: Pra se për çfarë shërbenin paratë e zhdukura.
Në këtë kuptim, sado të ndryshëm të jenë në mes tyre, qoftë Gysi apo Bela, qoftë Lali apo njëri nga Klodët e inceneratorëve, trajektoret e tyre konvergojnë në një pikë. Pavarësisht nga mënyrat që përdorin, apo metodat që zgjedhin, ata kanë të njëjtin qëllim. Nuk ka rëndësi nëse janë rivalë apo armiq, nëse e shajnë apo luftojnë njëri-tjetrin, ata i bashkon synimi për të zhvatur dhe plaçkitur çdo qindarkë të shqiptarëve.
Si të tillë, ndonëse mund të kenë profile jo të ngjashme me njëri tjetrin, ata duhen parë si pjesë e të tërës. Ata nuk janë veçse maska me ngjyra të ndryshme të një njeriu të vetëm. Të atij që ka konceptuar, pranuar dhe dhënë lejen për planin masiv të grabitjes.
Prandaj, sa herë që na vetëtijnë një mendje pyetje naive se si u bë e mundur që kryepolici dhe kryespiunja e vendit ti bindeshin si zara të rëndomtë një zhigoloje anonim, pa asnjë funksion apo pushtet faktik, ne nuk duhet të ndalemi vetëm tek trekëndëshi protagonist i këtij skenari të pabesueshëm.Gysi, Bela, Lali, Klod Zoto si maska të një njeriu të vetëm
Një shpjegim për habinë se si ka mundësi që kryespiunja dhe kryepolicja e vendit i bindeshin verbërisht një zhigoloje anonim
Nga Andi Bushati
Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do të dilnin buzërrudhur nga salla, pasi intriga do tu dukej shumë e stisur për të qenë e vërtetë. Por, në historinë mes Koordinatorit të krimit, Shefes së SHISH dhe Drejtorit të Përgjigjthëm të Policisë realiteti e tejkalon fantazinë.
Me fuqinë që kishte marrë, Ergys Aagasi mund të dyfishointe me një fjalë goje buxhetin për një tender, ai mund të përfitonte mbi 40 milionë euro në vit përmes një firme fantazëm dhe pa punonjës, ai mund të krijonte apo zhbënte tituj pronësie, por mbi të gjitha duke pasur nën zgjedhë shefin e policisë dhe kryespiunen, mund të jepte urdhëra për rëmbim personash dhe pasi ti kryente me sukses të gjitha këto, të hapte nga një Romane Conti në zyrën me flutura, për të marrë nëpër gojë drejtuesit e institucioneve që kishte filmuar gjatë ditës.
Ndonëse kjo fablul mund të ngjajë në kufijtë e të paimagjinushmes, në mënyra të përafërta ajo është përsëritur edhe në raste të tjera.
Ata që kanë pasur rastin të lexojnë të plota, bisedat e Belinda Ballukut më Vis Berberin gjejnë aty histori të frikshme. Mes mënyrës se si vendoste për dhënien e tenderave dhe trajtimit të historive rozë me bashkëpunëtorët, ajo demostronte një pushtet të pakufishëm që buronte nga trajtimi i milionave si qindarka. Duke firuar me një të rënë të lapsit 50 milionë euro te tuneli i Llogarasë, duke përjashtuar një kompani britanike nga gara në Aeroportin e Vlorës e pastaj duke nxjerrë nga loja ata që ua kishte dhuruar në dëm të të parëve, ajo shpërfaq sjelljen e dikujt që si trembet asnjë llogaridhëniene. Vetëm kështu mund të shpjegohen ndarja e tenderave të unazës, nxjerrja e kompanive nga garat dhe porositë për çunat që duhet të blenin mediat me para
I njëjtë është edhe modeli i Erion Veliajt, qoftë me kompanitë që kolliteshin tek shoqatat artistike e Ajolës, qoftë me drejtorët e 5D, që kaluan direkt në firmat e tyre private mbi 22 milionë euro të buxhetit të stërmadh të bashkisë, për të ngritur me to hotele investitorësht strategjikë, ku punonjësit besonin se aksioner qe dhe vetë Lali.
Po të shkosh më tej, te inceneratorët inekzistentë që kanë përlarë gati gjysëm miliardi euro, do të kuptosh që një pjesë e parave të djegësve që nuk përfunduan kurrë shkonin ose për të blerë media, ose për fushatën e PS-së, ose në llogari jashtë që nuk kishin pikë lidhje me qëllimin për të cilin fondet kishin dalë nga buxheti. Kjo histori, e cila do të shndërrohet vërtet në një produksion tronditës ndërkombëtar dëshmon për atë që, ndonëse nuk kishin në dorë faktet, e dinin të gjithë: Pra se për çfarë shërbenin paratë e zhdukura.
Në këtë kuptim, sado të ndryshëm të jenë në mes tyre, qoftë Gysi apo Bela, qoftë Lali apo njëri nga Klodët e inceneratorëve, trajektoret e tyre konvergojnë në një pikë. Pavarësisht nga mënyrat që përdorin, apo metodat që zgjedhin, ata kanë të njëjtin qëllim. Nuk ka rëndësi nëse janë rivalë apo armiq, nëse e shajnë apo luftojnë njëri-tjetrin, ata i bashkon synimi për të zhvatur dhe plaçkitur çdo qindarkë të shqiptarëve.
Si të tillë, ndonëse mund të kenë profile jo të ngjashme me njëri tjetrin, ata duhen parë si pjesë e të tërës. Ata nuk janë veçse maska me ngjyra të ndryshme të një njeriu të vetëm. Të atij që ka konceptuar, pranuar dhe dhënë lejen për planin masiv të grabitjes.
Prandaj, sa herë që na vetëtijnë një mendje pyetje naive se si u bë e mundur që kryepolici dhe kryespiunja e vendit ti bindeshin si zara të rëndomtë një zhigoloje anonim, pa asnjë funksion apo pushtet faktik, ne nuk duhet të ndalemi vetëm tek trekëndëshi protagonist i këtij skenari të pabesueshëm.
Ai nuk mund të shpjegohet nëse nuk ndërgjegjësohemi për planin e madh, nëse atë nuk e shohim thjeshtë si pjesëz të një projekti të vendosur përtej dhe sipër tij. Vetëm kështu enigma bëhet e thjeshtë, atëhere kur atë e kuadron përkrah historive të Saimir Tahirit, Ilir Beqajt, Lefter Kokës, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Vetëm në këtë rast ajo nuk bëhet më një fabul në të cilën fantazia vret të vërtetën, por thjeshtë realiteti i një bande grabitësish vulgarë, që prej trembëdhjetë vjetësh kanë pasur projektin e vjedhjes së këtij vendi./Lapsi.al