Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka denoncuar këtë të martë situatën skandaloze me energjinë në vendin tonë.
Në një postim në rrjete sociale, Korreshi ka publikuar një video ku duket një shtyllë e tensionit të lartë e cila është rrëzuar, dhe telat elektrikë janë varur, duke përbërë kështu rrezik për shumë kalimtarë dhe banorë.
Ai ironizon ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, pasardhësin e Belinda Ballukut, Enea Karakaçin, duke thënë se me këto standarde Shqipëria ja ka kaluar edhe Europës.
“Uoooo KARAKAÇÇÇ edhe Uropës ja kalove more qerrata!!! Ne Uropttt zakonisht shtyllat mbajnë telat, ndërsa tek ne janë telat që mbajnë shtyllat. Thërriti Uropianët në seminar e jepu leksione.
(p.s. shiko mos zë njeri korendi lëre Uropianizimin se e merr me të vërtetë ti”,- shkruan Korreshi krahas videos në fb.




