Ditmir Bushati: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

Ditmir Bushati: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga figurat e njohura të PS-s, Ditmir Bushati, ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej javësh kundër kryeministrit Rama.

Ai është distancuar nga narrativat e artikuluara nga Rama për ndikime të huaja apo manipulime përmes rrjeteve sociale.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Bushati thekson se protestuesit “nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet”, por janë “shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”.

Postimi i Ditmir Bushatit:

Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

Share it :