Vasili: Zverneci nje investim amerikan, po a eshte vertet i tille?
Nga Petrit Vasili
Nje mbrojtje e deshperuar nga çeta mediatike e Rames po i behet Zvernecit si nje investim amerikan.
E para punes çdo te thote investim amerikan dhe çfare shpjegon kjo.
Perse diskutimi apo debati u dashka mbyllur dhe nuk mund te vazhdoje e te zhvillohet si per çdo investim tjeter qe ka te beje me teritorin dhe interesat e Shqiperise?
Po te ecim me tej dhe te vijme tek thelbi e çeshtjes.
A eshte ky vertet investim amerikan?
Po pse mbrohet kjo kur Rama thote publikisht se nuk ka asnje projekt?
Po si mundet qe Rama te thote 4 miliard euro kur nuk asnje projekt dhe studim fizibiliteti, nga doli pra kjo shifer?
A mos eshte ky vetem nje ndermjetesim amerikan?
Ne se eshte investim amerikan te gjithe do te pyesnin menjehere ore po sa milion euro do te investojne bisnesmenet amerikane sepse asgjekundi nuk thuhet kjo?
Pyetja tjeter e pashmangshme, po ne Amerike a respektohen ligjet e mbrojtjes se natyres, a pyeten komunitetet e qytetareve, a rrethohen teritoret me tela me gjemba pa pasur asnje leje te aprovuar dhe a dhunohen protestuesit qe kerkojne zbatimin e ligjit?
Perse Ambasada Amerikane e cila kujdeset gjithmone per mbarevajtjen e investimeve amerikane ne Shqiperi bile eshte interesuar edhe per nje Duty Free ne Aeroportin e Rinasit, nuk ka thene asnje gjysem fjale per kete çeshtje?
Ajo qe dihet eshte qe ekzistojne investitore nga Katari, nje rus, nje bullgare, ca shqiptare te panjohur te strukur ne offshore dhe ca shqiptare te njohur dhe kaq.
Transparenca eshte nje detyrim e papermbushur dhe si e tille protestuesit kane te gjithe te drejten e tyre te ngrene lart e me lart zerin ne shesh.
Interesi publik nuk eshte prone e Edi Rames dhe e askujt tjeter ne kete vend.
Shperdorimi histerik i fjales investim amerikan dhe i 4 miliard euro eshte alibi per te fshehur te vertetat.



