Berisha: Të shtunën protestë me studentët, PD në krah të tyre deri në fitore! Kush nxjerr pretekste nuk do largimin e Ramës!
Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kërkuar drejtuesve të degëve në vend, që të shtunën të mobilizohen për protestë në mbështetje të studentëve. Ai paralajmëroi se kush nuk bëhet pjesë e protestës duke nxjerrë pretekste, nuk do largimin e Edi Ramës.
‘Dita e shtunë është një protestë jashtëzakonisht e rëndësishme. E thërrasim këtë protestë në mbështetje të studentëve. Në mbështetje të plotë të tyre. E thërrasim këtë protestë për t’u provuar atyre se Partia Demokratike është dhe do qëndrojë në krah të tyre, gjithnjë deri në fitore.
Partia Demokratike sot fton të gjitha forcat politike të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore. Ata që nuk gjejnë forcë, por nxjerrin pretekste, ata nuk duan largimin e Edi Ramës. Jo! Nuk duan largimin e Edi Ramës, absolutisht’, theksoi Berisha.
Berisha: I shihni ju se si janë mobilizuar? Çdo natë, çfarë kanë këta?
Janë tmerruar nga ligji dhe shteti ligjor. Se këta janë që të gjithë kori i narko-shtetit dhe narko-euro. Këta ushqehen me narko-euro.
Vjen ai e përzënë nga Kosova, vjen hap portal këtu për të mbrojtur Edi Ramën. Dhe kur zhduken i thoshte gazetari, e pyeste shokun: ‘Po ku janë ata të tre?’ ‘S’e di’, thotë, ‘po ç’ke me ta?’ ‘Po me këtë do mbrojmë kryeministrin ne?’
Po ekzakt këtë po ju them unë juve.
Pra, ka një angazhim të madh të mafies, të ushqyer me narko-euro, për të vjedhur me korrupsionin, për të mund me mbajt me çdo kusht Edi Ramën. Edi Ramën nuk e mbajnë më. Edi Rama kurrë nuk do mund të ndalojë rrokullisjen e tij.
Dhe kjo, garant për këtë duhet të jetë Partia Demokratike.
Ndaj dhe dita e shtunë është një protestë jashtëzakonisht e rëndësishme. E thërrasim këtë protestë në mbështetje të studentëve.
Në mbështetje të plotë të tyre. E thërrasim këtë protestë për t’u provuar atyre se Partia Demokratike është dhe do qëndrojë në krah të tyre, gjithnjë deri në fitore.
Partia Demokratike sot fton të gjitha forcat politike të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore. Ata që nuk gjejnë forcë, por nxjerrin pretekste, ata nuk duan largimin e Edi Ramës. Jo! Nuk duan largimin e Edi Ramës, absolutisht.
Të tjerë, që e përdorin protestën, jo për largimin e Edi Ramës, po për axhendë të veten politike, edhe ata nuk duan largimin e tij.
Po koha është provë e madhe për çdo politikan dhe për çdo shqiptar sot: të largojmë Edi Ramën, të krijojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhjet, të votojnë shqiptarët dhe të zgjedhin atë që duan. Të bëjmë të mundur që shqiptarët të votojnë.
Autokrat ishte ai, krime ka kryer Vuçiçi. Po, po, pa diskutim. Edhe vinte ishte i implikuar në krime, genocid e të tjera me radhë. Por pushtetin e dorëzoi. Pushtetin e dorëzoi!
Në qoftë se ka një mësim, një mësim që ne duhet ta marrim nga opozita dhe nga lëvizja studentore, është bashkimi. Të bashkohemi.
Të bashkuar. Dhe ne duhet të bashkohemi, unë u them të gjithëve. Bashkohemi, të arrijmë këtë qëllim. Të bëjmë atë kod dhe atë reformë zgjedhore që pranohet nga të gjithë.
Secili teston veten para shqiptarëve. Ata që mendojnë t’i caktojnë Partisë Demokratike kryetarin, ata domethënë janë, apo çdo force politike, nga mendësia u takon të jenë hitlerianë, enveristë, janë të paguar.
Ata ia kanë falur shpirtin mafies për të thënë gjëra që s’mund të imagjinohen. Po këta janë pakicë.
Këto nuk kanë asnjë vlerë dhe ne tek ne nuk kanë asnjë ndikim.
Kështu që këtë të shtunë, përpjekjet të jashtëzakonshme për mobilizimin më maksimal tonin. Ndërkohë në rrethe do të nxisni çdo lloj proteste kundër këtij regjimi.
Nuk mund të ketë paqe për narko-diktatorin e vetëm në Europë, Edi Rama. Asnjë ditë.
Sot më shumë se kurrë, Partia Demokratike duhet të qëndrojë në këmbë.
Unë e kuptoj vijnë dhe më thonë me të drejtë drejtues që demokratët janë lodhur, ne në këtë jemi lodhur.
Janë lodhur, s’ka diskutim.
Por kilometri i fundit, edhe një herë mos harrojmë, më i lodhshmi është gjithmonë kilometri i fundit. Po këtë kilometër do ta bëjmë dhe do ecim të sigurt drejt fitores.




