Berisha publikon dokumentin: Rama e legalizoi vilën trekatëshe pa leje të Dumanit për ta marrë peng atë

Berisha: Se ku i gjej unë, e vërteta është magneti im.
E vërteta vjen tek unë, unë shkoj tek e vërteta.
Ja ku e keni zyrën e regjistrimit të pasurive nëse doni, 307 metër katrorë tokë arë.
Ky mashtrues ka kryesuar këtë institucion.
Këtu keni dokumentet e legalizimit.
Këtu keni hartën e 307 metrave tokë.
Këtu keni legalizimin në vitin 2006.
Mos harroni se Besa Nikhasani është nxjerrë nga sistemi i drejtësisë, një zonjë, sepse ajo vetë apo vjehrri i saj, kishte blerë një garazh të ndërtuar pa leje.
Kurse kreu i Skapit, delinkuenti Dumani, legalizon vilën e ndërtuar pa leje trekatëshe pas 15 vitesh për t’u marrë peng nga Edi Rama dhe nuk pëson asgjë.
Ajo largohet nga prokuroria, një vajzë shumë e mirë, një grua shumë e mirë, për një problem që kishte ndërtuar vjehrri i saj një garazh dhe e kishte legalizuar. Po kjo nuk mund të ndodhte me njerëzit e ligjit.
Po Dumani nuk është i ligjit, është i Maliqit, i mafies.
Ja pra çfarë ngrihet mbi mashtrimin, mbi larjen e parave, mbi krimin.

Image

Berisha: Ky dokument ishte e herës së kaluar që e denoncova këtu, ku duket se vetë vetingasit e kanë lënë me shkrim pisllëkun në dokumentet e Dumanit

Share it :