Procesi kunder Metes, qe po thermohet, skaner asgjesues i Rama-Drejtesise me regji!

Procesi kunder Metes, qe po thermohet, skaner asgjesues i Rama-Drejtesise me regji!

A nuk duhet te jene burg keta, qe drejtesine e kane kthyer ne bankomat mafioz te interesave te tyre?

Edhe me i ligu nder rilindasit e Rames e ka kuptuar se perndjekja kriminale ndaj Ilir Metes eshte nje hakmarrje mafioze dhe tribale pa asnje baze, dokument, fakt apo provë.

Rrezimi i akuzes kryesore nga vete SPAK, qe lidhej me lobimin eshte nje prove shokuese e kesaj hakmarrje te Rama- shtetit, qe ka kapur edhe drejtesine.

Ndersa akuzat bien Meta vazhdohet te mbahet ne burg.

Edhe dje ne gjyqin per heqjen e arrestit me burg SPAK kerkoi vazhdimin e qendrimit ne burg megjithse akuzat po i rrezon po vete

Pyetja e madhe qe shtrohet sot eshte:

A nuk duhet te jene burg ata qe burgosin dhe vazhdojne te mbajne ne burg prej 19 muaj Meten me akuza te shpikura pa asnje fakt dhe vetem me urdherin politik te Edi Rames?

A nuk duhet te jene ne burg ata maskarenj qe nuk hetojne e burgosin ata qe kryen rrembimin e tmerrshem te Metes, akt qe ka tronditur boten, por burgosin Meten?

A nuk duhet te jene ne burg ata, qe nuk burgosin ata, qe akuzohen per qindra milion euro vjedhje dhe grup kriminal dhe nderkohe qe vaxhdin e mban ne burg prej 19 muaj kriminalisht Meten?

A nuk duhet te jene burg keta perfaqesues te drejtesise qe mandatin e tyre e kane kthyer ne nje bankomat per interesat e tyre personale te cdo lloji?

A nuk duhet te jene burg keta njerez drejtesise, qe pushtetin e perdorin si kobure politike nda kundershtareve te pushtetit te Rames?

A nuk duhet te jene ne burg keta, qe mbyllin syte me qellim ndaj Edi Rames dhe ceshtjeve skandaloze te tij duke i garantuar pandeshkueshmerine?

A nuk duhet te jene ne burg keta njerez te drejtesise qe ndersa pengmarrsve, pastruesve te parave dhe hakeruesve edhe te kompiutereve te tyre, ju garantojne procese te qeta dhe prane familjes, ndersa Meten e izolojne ne burg pa asnje fakt?

A nuk duhet te jene ne burg keta qe zbatojne kriminalisht dy standarte pra nje kushtetute e ligj per Meten dhe nje kushtetute e ligj per rilindasit e Rames?

Keto pyetje do ta marrin shume shpejt pergjigjen dhe ngjarjet do te rrjedhin kaq shpejt sa as Rama- drejtesise nuk ja merr mendja, por atehere do te jete shume vone per ta……!

Share it :
Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’ Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi qëndrimi. Ndërsa deri para pak muajsh miratimi i raportit shihej si një vijë finishi, tashmë rëndësia e tij po minimizohet, duke lënë të kuptohet se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hasur në një pengesë të madhe. Sipas deputetit demokrat Edi Paloka që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, arsyeja e këtij ngërçi nuk duhet kërkuar te 101 kushtet teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian, por te një çështje specifike politike që mban emrin “Belinda Balluku”. Sipas tij, mosveprimi për këtë rast është kthyer në arsyen kryesore të bllokimit të negociatave. Qeveria, në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga ky problem thelbësor, akuzohet se po përdor një taktikë diversioni, duke theksuar kushte të tjera si ato mjedisore. Kjo situatë është krahasuar në mënyrë ironike me një skenë nga filmi “Johnny Stecchino”, ku një mafioz ankohet se problemi më i madh i Palermos është “thatësira”, duke injoruar plotësisht praninë e mafies. Në mënyrë analoge, theksohet se “thatësira” e vërtetë e procesit të integrimit shqiptar nuk janë kushtet teknike, por çështjet e lidhura me pandëshkueshmërinë në nivele të larta politike. Sipas deputetit demokrat bëhet e ditur se presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të lartë të BE-së, dhe veçanërisht të qeverisë gjermane, raportohet se i kanë komunikuar qartë kryeministrit Edi Rama se pa një zgjidhje për rastin në fjalë, që përfshin dorëzimin e imunitetit, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përparojë, por rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e saj evropiane. Ngecja aktuale në proces nuk është thjesht një vonesë, por një bllokim me pasoja konkrete që mund të çojnë në regresin e aspiratës evropiane të vendit vlerësoi Paloka. Flavio Qarri: Tani pyetja është e thjeshtë Paloka, për publikun që po na ndjek, le ta bëjmë sa më të thjeshtë që është e mundur. Çështja është, nëse IBAR-in deri nga dhjetori këta e trajtonin që do të ishte, le të themi kufiri i ri i vërtetimit të suksesit të tyre, pse këto muajt e fundit po thonë të kundërtën, që nuk ka asnjë lloj rëndësie në ecurinë për Bashkimin Evropian? Edi Paloka: Është kjo që sapo the ti Flavio, është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që kufiri që caktove ti ka qenë deri me 12 maj. Sepse kishte nga ata, jo direkt Rama po, me ato mënyrat e tij që spinon domethënë nëpër media po me ndonjë figurë dytësore politike. Kishin lënë të kuptohej sikur me datë 12 raporti i IBAR do kalonte. Por thashë, duke përdorur kështu figura dytësore në mënyrë që mos dilte krejt bllf Rama. Rezultatin e pamë dhe pjesa që IBAR është i parëndësishëm apo ka edhe humore të tjera të kësaj qeverie, si ajo deklarata e kësaj komisioneres tonë për integrimin, që tha na ka vënë 101 kushte Bashkimi Evropian dhe më i rëndësishmi është ai i mjedisit, tha. Se kjo më kujtoi, më kujtoi një detaj, besoj Johnny Stecchino e kanë pare. Është ai detaji kur ky qytetari naiv që e luan Roberto Benigni, dy rolet, nga veriu shkon dhe e pret mafiozi në aeroport dhe ndërkohë që ecnin, ai i shpjegonte hallet që ka Palermo dhe ka një moment aty që i thotë, Palermo thotë, Palermitanët kanë një problem shumë të madh thotë, që e vuajnë por na e kanë nxjerrë dhe namin e keq në gjithë botën i thotë. Një problem domethënë që po na turpëron, që na ka bërë kështu e domethënë gjithë zezat dhe në fund i thotë, cili është ky problem? thotë. Është thatësira, i thotë ai. Domethënë, problemi që ishte kulmi i mafies në Palermo dhe ky i thotë kemi këtë problem e madh që është thatësira. Edhe puna e këtyre 101 kushteve që përmendëm këta, që tha mjedisi, sigurisht mjedisi është shumë i rëndësishëm. Por ne e dimë të gjithë se cila është thatësira e këtyre. Është Belinda Balluku, sepse tashmë e kanë marrë vesh edhe më të fundit e shqiptarëve dhe ata që nuk kanë fare lidhje me informacionin direkt, që arsyeja kryesore e bllokimit këtë herë të negociatave dhe të integrimit dhe bllokimi i raportit të IBAR ka emrin Belinda Balluku, që nënkupton Edi Ramën. Kësaj po përpiqet Rama t’i shmanget sa më shumë, e kemi parë në të gjithë daljet e fundit, që përveç se mbron Ballukun dhe aktin e tij në parlament, përpiqet të bëjë pastaj këtë që thatë ju, që ta bëjë sa më të parëndësishëm këtë hap të procesit të integrimit, pra miratimin e raportit të IBAR. Po e vërteta është që, nëse arrin me këta burokratët e Komisionit apo të Bashkimit Evropian të blejë ndonjërin këtu apo atje Rama, kur vjen puna pikërisht në këtë hap të procesit, siç është edhe miratimi i raportit të Ibar, ku vendosin shtetet, nuk pi më ujë “kosi”. Në këtë rast. Domethënë “kosi” mund të thotë ç’të dojë, mund të bëjë fletë, mund të nxjerrë fletë lavdërimi sa të dojë për Ramën aty, po nuk i pi ujë “kosi” në këtë rast tek shtetet, të cilët kanë informacionet e tyre, njohin realitetin dhe në fund fare vendosin ata. Nuk vendos as “Kosi”, as dikush tjetër nga këta që mban me rrogë Rama. Dhe këtu ka ngecur dhe këtu sigurisht do të ngeci Rama. Flavio Qarri: Tani, çfarë do të thotë të ngeci? Okej, e kuptoj pjesën e avancimit, e kuptoj pjesën e parakalimit të Malit të Zi, por a ka pasoja kjo ngecje konkrete? Edi Paloka: Sigurisht, pasojat janë jo thjesht vonesa, sepse po rithem një fakt që tashmë është thënë e stërthënë. Kur erdhi Kirschbaum, megjithëse nuk është dashur bërë publike me kërkesë të tij, po tash ajo është bërë publike. Kur erdhi Kirschbaum në Shqipëri apo dhe grupet e tjera, delegacionet e tjera të Komisionit Evropian, Bashkimit Europian, partive popullore, po sidomos përfaqësuesit e qeverisë gjermane, ja kanë thënë troç Ramës. Ramës dhe atyre të tjerëve mbas tij, si Taulant Balla e këta zarat që ka Rama që i mban ison. Nëse nuk lëshoni Belinda Ballukun, nëse dorëzoni imunitetin e Belinda Ballukut, jo vetëm do bllokohet integrimi, por do të ktheheni pas. Dhe kjo po ndodh…