Berisha: Me urdhër të Edi Ramës emisionet politike nuk kanë folur për raportin e Parlamentit Europian
Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se emisionet politike kanë shmangur trajtimin e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë me “urdhër direkt të Edi Ramës”.
Sipas kreut të PD, raporti i PE është dokumenti më i rëndësishëm për situatën në vend, por sipas tij, mediat kanë heshtur për të mbrojtur qeverinë.
Marjan Geci: Doktor, pse emisionet kryesore politike nuk e trajtuan në asnjë çast raportin e Parlamentit Europian?
Sali Berisha: Urdhër direkt i Edi Ramës. Ja pra, më thoni. Më thoni ju lutem.
Raportet, debatet televizive, raportin më të rëndësishëm. Ua them unë ju që ky është raporti më i rëndësishëm, për aq sa është më i rëndësishmi institucion i Bashkimit Europian, parlamenti Europian, dhe shqiptarët nuk dëgjuan në studio televizive asnjë koment, asnjë komentator, asnjë debat të thonë asnjë fjalë.
Më thoni ju lutem, a nuk është kjo censurë totale absolute e mafies së fjalës së lirë?
A nuk është kjo, a nuk është kjo fshehje e të vërtetave më të hidhura për të mbrojtur regjimin e Edi Ramës?
A nuk është kjo abuzim maksimal me valët e publikut nga mafia më e rrezikshme e fjalës së lirë, pronarët e mediave të shitur te Edi Rama, që kontrollohen nga Edi Rama.




