‘Sori-Al’ e Alma Tafanit furnizoi me ushqim Akademinë e Policisë. Në muajin Prill u pagua 78 milionë lekë
Nga Elton Qyno – Syri
Zbulohet kompania që furnizon me ushqim katering në 3 vakte Akademinë e Policisë Tiranë. Ajo është “Sori-Al” me pronare Alma Tafani.
Ushqimi për studentët e Akademisë mundësohet pikërisht nga kjo firmë private që dyshohet të jetë bërë shkak për ofrimin ushqimit të kontaminuar dhe për pasojë ka sjellë helmimin e studentëve të policisë.
“Sori-Al” është një subjekt privat i hapur në vitin 2003 dhe zotërohet nga biznesmenia, Alma Tafani.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kjo kompani është kontraktuar fillimisht në 9 shtator 2025. Ndërkohë në 21 Prill në bazë të kësaj kontrate për ushqim katering është paguar përmes një fature financiare prej 78 milion lekë.
Tashmë zyrtarët e Akademisë së Sigurisë kanë nisur një verifikim administrative, duke kërkuar ndihmën edhe të Institutit të Shendetit Publik dhe Agjensisë Kombëtare htë Ushqimit, për kryerjen e analizave ushqimore.



