Ina Zhupa: Porta e Alpeve si paketë elektorale 50 milion euro për projekte për zgjedhjet lokale 2027!

Ina Zhupa: Porta e Alpeve si paketë elektorale 50 milion euro për projekte për zgjedhjet lokale 2027!

Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve” si një paketë me prapavijë elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke theksuar mungesën e transparencës dhe të projekteve konkrete.

Sipas saj, bëhet fjalë për një marrje borxhi prej 50 milionë eurosh pa destinacion të qartë, që rrezikon të përdoret për shpërndarje fondesh gjatë fushatës dhe për interesa partiake.

Reagimi

Parlamentit nuk i kërkohet të miratojë një projekt, por një kornizë të paqartë financimi, ku projektet nuk dihen dhe do të zgjidhen më vonë. Duket qartësisht një paketë prej 50 milionë eurosh që do të shërbejë, nga njëra anë, për të lehtësuar nevojat e klientëve të paketës së maleve dhe, nga ana tjetër, për të shpërndarë fonde në fushatën elektorale.

Viti 2027 është një vit elektoral. Kjo marrëveshje kredie, që ne duhet të miratojmë sot, do ta ketë shpërndarjen e fondeve pikërisht në kohën e fushatës elektorale 2027. Do të jenë si kontribute për të zgjedhur të preferuarit e partisë për të marrë projekte nga “Porta e Alpeve”. Është një marrje borxhi prej 50 milionë eurosh, pa destinacion, me qëllime elektorale, për përfitime dhe zhvatje, qoftë të pronës publike, qoftë për ndërtimin e mekanizmave që t’ju shërbejnë juve elektoralisht në vitin e ardhshëm.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :