McGonigal – 11 Maji në GJK, Bardhi: Kontrolli parlamentar, funksion kushtetues i opozitës, s’mund të cenohet nga frika e Ramës
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi merr pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimin e PD për refuzimin nga mazhoranca të ngritjes së dy Komisioneve Hetimore, për çështjen ‘McGonigal’ dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se PD është gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese.
E drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës’, përmbyll mesazhin e tij, Gazment Bardhi në Faebook.
Statusi:
Gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese.
E drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës.




