Paratë e dr@gës, ndërtojnë Tiranën’, Beci: Kri!mi i organizuar ka marrë kontrollin, pastron miliarda në Shqipëri

Paratë e dr@gës, ndërtojnë Tiranën’, Beci: Kri!mi i organizuar ka marrë kontrollin, pastron miliarda në Shqipëri

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, u shpreh se Shqipëria po përballet me një ‘hop’ të krimit të organizuar, duke theksuar se paratë e trafikut të drogës po pastrohen masivisht në vend dhe po investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit në Tiranë.

Sipas tij, të dhënat e fundit të INSTAT, që flasin për qindra çështje të pastrimit të parave, nuk janë thjesht shifra, por dëshmi e transformimit të krimit nga kultivimi i kanabisit në rrjete të sofistikuara ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Beci theksoi se ky zhvillim është nxitur nga dobësimi i institucioneve dhe mungesa e reagimit efektiv, duke i hapur rrugë fuqizimit të grupeve kriminale.

Ai ngriti shqetësimin se fitimet e mëdha të krijuara jashtë vendit po rikthehen dhe pastrohen në Shqipëri, ndërsa mungesa e hetimeve pasurore dhe konfiskimeve po lejon që këto para të rigjenerojnë më tej krimin, duke rritur ndikimin e tij në ekonomi dhe në jetën publike.

Pjesë nga deklarata:

Fjala është që në rast se kemi një lloj rritje. E kishim të përqendruar në faktin që nga 2016-ta në 2025-ën, ne e kemi thënë herë pas here, por sot INSTAT-i e provon në mënyrë statistikore që është një hop cilësor. Në rastin e 2016-ës.

Po hop cilësor me entuziazëm, meqë e filluam me kriminelët, kriminelët e kanë hop cilësor. Ideja e kanabizimit që ishte në 2016-ën, kishim të bënim me një fenomen të dukshëm, me një mungesë të kontrollit të territorit dhe sigurisht që krijonte fenomen të përqendruar vetëm te kultivimi i narkotikëve. Fakti që në 2026-ën kemi një hop të tillë tregon që kemi disa situata të cilat vijnë për shkak mbase edhe të kanabizimit, por edhe për tërë situatën e destabilizimit të institucioneve.

Destabilizimi i institucioneve, sepse institucionet kur nuk arrijnë t’i përgjigjen një situate, sigurisht që krimi merr terren. Dhe në rast se destabilizimi i institucioneve shkon deri në faktin që ti, nga kanabizimi që ishte, po themi, krim i dukshëm, krim i thjeshtë për t’u kontrolluar në kuptimin e forcave operacionale policore, të agjencive ligjzbatuese, sot vijmë në struktura të mirëfillta të krimit të organizuar që ndihmojnë tërë Evropën dhe tërë Amerikën Latine dhe pothuajse në çdo vend të botës të jenë fleksibël në trafikun e lëndëve narkotike.

Kemi një trafik ndërkombëtar i cili është i përqendruar kryesisht me produktet e tij të pastrimit që vijnë në Shqipëri dhe kemi mbi të gjitha diversifikim të substancave narkotike. Në rast se më parë flisnim për thasë me kanabis, sot flasim për thasë me kokainë. Dhe kjo është situatë e cila patjetër do të reflektojë edhe në këtë 520-shen e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në disa elemente të cilat patjetër që kanë sofistikimin dhe profesionalizmin e krimit të organizuar, sepse financat e bëjnë krimin e organizuar të rekrutojë më shumë njerëz, të rekrutojë më shumë punonjës të zbatimit të ligjit, të specializohet dhe patjetër në fund fare të destabilizojë institucionet duke mos i lejuar ato që të jenë pothuajse reaguese në drejtim të situatës kriminale.

E thënë thjesht, në 2015-ën u prodhuan para, deri në 2025-ën këto para u investuan për të pasur një hop cilësor në rritje të kriminalitetit dhe të llojshmërisë së trafikimit të lëndëve narkotike dhe sigurisht që këto para do të pastrohen diku. Dhe kjo 520-shja që thoni ju ka lidhje drejtpërdrejt me faktin që shumë para që vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike patjetër që duhet të pastrohen.

Dhe çudia është që bëhen lekët në anë e mbanë botës, përfitimet bëhen në anë e mbanë botës me trafikim lëndësh narkotike dhe pastrohen këtu. Pastrohen këtu dhe vijnë në një problem që është thelbësor në Shqipëri. Këtu, pronësia ka një problem shumë të madh dhe është e lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Pronësia faktike nga pronësia juridike ka një ndryshim të madh në Shqipëri. Domethënë, ne nuk e dimë asnjëherë se prapa godinës kush fshihet, Eugjeni, Artani apo Flavio. Dhe kjo është situata e cila e bën shumë më fleksibël pastrimin e produkteve nga grupet kriminale.

E thënë më thjesht fare, thyhet shtamba në Mal Dajtit, lagen këmbët te 15-katshi. Çfarë do të thotë? Në rast se ti bën para në Amerikën Latine, godina apo kulla ngrihet në Tiranë.

Dhe kemi një mungesë totale të reagimit të institucioneve për sa i përket mënyrës së hetimit pasuror, për sa i përket mënyrës së konfiskimit të produkteve të veprës penale, dhe patjetër që ato para që mbeten përsëri në dorë të krimit do të rigjenerojnë krim tjetër.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :