Vasili: Drejtesia si bunker, qe mbron Ramen, thjesht nje pushtet i kalbur dhe i inkriminuar!
Nga Petrit Vasili
Drejtesia sot eshte kthyer ne nje bunker ku strehohet Rama sa here qe ka probleme te medha apo zbulohen vjedhje kolosale.
Ne vend te ngrihej kembe dhe te bente naten dite perpara grabitjeve kolosale te Rames dhe qeverise se tij, perkundrazi drejtesia mbyll gojen, syte veshet dhe mbyll dyert dhe nuk vepron.
Bemat e Rames kane kaluar edhe oqeanet dhe mbushin faqet e gazetave me te medha te globit, por nuk e levizin asnje milimeter drejtesine qe traun e Rames nuk e sheh ndersa per opozitaret kerkon edhe qimen per ta bere tra.
Kontrolli i Larte i Shtetit konstaton miliarda euro te shperdoruara me firmen e Rames ndersa drejtesia hesht.
Faktet dhe ngjarjet ku Rama eshte pergjegjes ulerijne, ndersa drejtesia si mburoje e tij thjesht po kalbet, po degradon dhe po shihet me neveri nga qytetaret.
Bemat e Edi Rames nuk mund te mbyllen asnje here:
Ja ku jane vetem nje pjese e fajeve personale te Rames.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese.
2.Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
3.Edi Rama nuk ka vepruar qëllimisht megjithse është njohur botërisht prej kohësh është njohur për firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit
4.Edi Rama është përfshirë kok e këembë në aferën Mc Gonigal, ku përgjegjësitë e tij janë shumë të rënda dhe totalisht të certifikuara në procesin penal në SHBA.
5.Edi Rama është përgjegjësi kryesor i çertifikuar në Çështjen Beçheti ku për shkak të Ramës humbën 150 milion euro e ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e arbitrazhit.
6.Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për mosveprimet e tij tëqëllimshme, kur u informua me shkresë zyrtare nga Ministri i Drejtësisë në prill 2017 për rrezikun e humbjes së 2 miliard euro në arbitrazhe.
7.Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e shmbjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku ai miratoi ligj të personalizuar për një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes se jashtëzakonshme duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e njerëzve.
8.Edi Rama ështe përgjegjësi kryesor i certifikuar për Aferën e Portit të Durrësit ku u shkel çdo ligj, ku u shkel marrëveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprene edhe kreditë.
9.Edi Rama është pergjegjesi kryesor për aferën e Bordit të çmimeve të ushqimeve dhe naftës ku bashkë me oligarkët klientë të tij të ulur në tavolinën e Bordit grabitën qindra milion euro qytetarëve e të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
10.Edi Rama është përgjegjësi direkt për kërcenimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për denoncimet e tij ndaj Taulant Ballës e që e detyruan të largohej nga Shqipëria e të merrej në mbrojtje nga një shtet i huaj.
11.Edi Rama është përgjegjes direkt për veprimet e tij gjatë pandemisë kur deklaroi se maskat dhe testet jane të panevojshme, ndërkohë që OBSH kërkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhënien pr muaj me radhë të asnjë rimbursimi për ilaçet për qindra mijra shqiptarë që vuanin covidin në shtëpi.
12.Edi Rama është përgjegjës për miratimin e paligjshëm të tij si dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen koncesionit të sterilizimit, përkundrazi ai me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte me ndërgjegje opinionin publik jo vetëm përpara, por edhe më pas kur SPAK kishte filluar arrestimet për këtë aferë.
13.Edi Rama është përgjegjës personalisht për dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër ku vet Rama me zërin e tij vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor.
14.Në deklaratat që policia e shtetit të hiqte uniformat dhe të bënte vota për partinë e Ramëes.
15.Për kontaktet e tij në zyrën e kryeministrit me personazhe të narkotrafikut nderkombetar
16.Për veprimet antishtetërore personale tepër të rënda lidhur me kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë të denoncuara publikisht nga Presidenti Meta.
17. Afera e AKSH dhe perfshirja familjare e Rames.
18.Ekoparku ne Durres dhe perfshirja familjare e Rames.




