Degradimi i shëndetësisë, Korreshi: Nuk shkohet në Europë pa jodio dhe pambuk

Degradimi i shëndetësisë, Korreshi: Nuk shkohet në Europë pa jodio dhe pambuk

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka listuar ditën e sotme një sërë problematikash që po përballet sistemi i shëndetësisë në vend, veçanërisht në spitaline Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi nuk i kursyet batutat teksa u shpreh se ministrja Evis Sala duhet të dijë që në Europë nuk mund të hyhet kur në spitale mungojnë jodio, pambuk, apo nuk ka eko për vizitat e grave shtatzëna.

“Ju na thoni ejani të sohjim Rreguloren por ajo është si të ulet koha e deputetëve për të folur, se u mërzitën kolegët e rinj që flasim nga 10 minta. A e keni numrin ta thërrisni ministren e Shëndetësisë, se vërtetë ka ikur në Europë, po dua t’i them nuk hyhet në Europë pa pambuk e jodio, pa mamografi e eko që nuk punojnë në Lushnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”, tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :