KryeKaragjozi dhe karagjozët!

KryeKaragjozi dhe karagjozët!

Nga Petrit Vasili

Kryekaragjozi që qeveris vendin që ka shteruar nga çdo argument politik apo zgjidhje të katastrofës ku ka hyrë vendi tani hedh në treg karagjozllëqe dy lekëshe

Idiotët mediatikë të tij shpërndajnë me zellin e budallait të paguar se ku u ul Spiropali dhe se çfarë i tha Gjiknurit dhe Hoxhës Kryekaragjozi.

Kryekaragjozi nuk ka zgjidhje për çmimin e naftës dhe të ushqimeve të mbijetesës që po detyrojnë shqiptarët të hanë si mos më keq dhe të hyjnë në borxhe për të përballuar mbijetesën.

Karagjozllëqet me karagjozet e tij nuk i duhen as dreqit.

Karagjozët e vegjël me Gjiknur, Spiropal e Hoxhë janë çirakë të Kryekaragjozit, që kanë votuar, votojnë dhe do të votojnë në rresht në parlament çdo lloj hajdutërie, qe ju vë përpara ai.

Këto komedi të neveritshme i hyjnë në punë vetëm një njeriu të boshatisur nga parimet, morali dhe idetë si Kryekaragjozi, që vegjeton në karrigen e kryeministrit.

Do ta shihni se si do votojnë çdo gjë këta karagjozët e vegjël edhe në ditët e javët në vazhdim pa e hapur gojën.

Karagjozet e vegjël janë shumë të kompromentuar me pushtetin e Ramës dhe paligjshmëritë e tij ndaj edhe goja e tyre do vazhdojë të rrijë e mbyllur dhe ata do të durojnë në heshtje çdo poshtërim të Kryekaragjozit.

Janë po këta karagjozë të vegjël që në çdo detyrë shtetërore, që kanë pasur janë sjellë si banditë të vërtetë kundër parlamentarizmit, interesit publik dhe lirisë së njerëzve për të protëstuar e folur.

Ndaj kur t’i ngrefet truri Kryekaragjozit dhe t’u japë serish ndonjë post karagjozët e vegjël sërish do ngazëllehen dhe do t’i thurin lavde e do t’i lëpijnë këpucët me shumë zell e pasion atij.

Ndaj kushdo naiv, që i përkthen si rezistencë brenda çatisë së Kryekaragjozit këto lajme qesharake, bën jo vetëm një gabim trashanik, por pa dashje i bën hyzmet skenarëve prej thashethemexhiu rruge të Kryekaragjozit.

Kryekaragjozi dhe karagjozët është një skenar që do të vazhdojë të shfaqet e rishfaqet gjithnjë e më i peshtirë, sepse i tille është indi politik i rilindjes i mbushur me thashetheme, antiligj dhe plaçkitje të pamëshirshme.

Mbetet vetëm t’i përbuzim e t’i përçmojmë këta abuzues të liq të pushtetit dhe sytë t’i mbajmë vetëm tek protestat.

Share it :