Çim Peka zbulon hallin dhe planin e Ramës

Çim Peka zbulon hallin dhe planin e Ramës

Gazetari Çim Peka, ka zbuluar atë që e sipas tij, është halli i Edi Ramës përballë protestave dhe planin që, sipas tij, po përgatit për të dalë nga kriza politike.

Në një bisedë me moderatoren Armela Ferko, Peka pretendoi se Rama po përpiqet të fitojë kohë përmes një strategjie që synon të lodhë protestuesit dhe të mbajë nën kontroll situatën, ndërsa paralajmëroi se kryeministri mund të dalë me një deklaratë të dielën, duke tentuar të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, kjo do të ishte një përpjekje për të shmangur largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa zgjidhjen e krizës e sheh te largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie teknike.

Gjatë intervistës, Peka ngriti edhe akuza të rënda për mënyrën e menaxhimit të protestave, duke pretenduar se në terren ka persona të veshur me uniforma policie pa numra identifikimi dhe duke vënë në pikëpyetje zinxhirin e komandimit të Policisë së Shtetit.

Ai paralajmëroi gjithashtu publikime të ardhshme nga mediat ndërkombëtare, pa dhënë hollësi konkrete për përmbajtjen e tyre.

Intervista e plotë e Çim Pekës:

Çim Peka: Po tre faza ka një regjim. Protestën paqësore, që ata zakonisht nuk e japin dorëheqjen nëse nuk bien. Ka mosbindjen civile në ekstrem, kjo është mosbindja civile në ekstrem.

Armela Ferko: Për këtë kishim folur ne kaq kohë.

Çim Peka: Pa diskutim. Pastaj pjesa e tretë është përplasja. Dje për shembull analistë të Belindës, të paguar prej saj dhe të martuar prej saj, i bënin thirrje Ramës të nxirrnin bandat me armë dhe t’ua tregonin qejfin këtyre kundërshtarëve. Madje thanë në një moment një prej tyre, ky Rama qënka legen, që s’po i përdor. Në fakt ai po i përdor, por ai nuk e di, sepse Rama i ka veshur. Në Durrës, Elbasan, Tiranë, bandat janë veshur me uniformë. Kjo është absolutisht e padiskutueshme.

Armela Ferko: E thua këtë në mënyrë metaforike apo e thua saktësisht?

Çim Peka: Pse në mënyrë metaforike. Pse? Nuk ka policia e shtetit kaq numër të madh policësh. Po qe se nuk do kishte protesta dhe në rrethe të tjera dhe do ishin të gjithë në Tiranë, po e justifikoj. Nuk ka. Ata janë shpërndarë në rrethe të tjera. Pse janë pa numër identifikimi? Pse janë me maska? Policia e shtetit, pse duhet të jetë me maska? Merrni dhe shikoni trupat që janë të veshur si policë me trupat që janë, që ka në dispozicion policia e shtetit, është absurd. Ministri i Brendshëm nuk ka lidhje me policinë e shtetit, nuk e pyet njeri.

Armela Ferko: Pse e thua këtë?

Çim Peka: Po të them unë pse e them. Nuk e pyet njeri fare, nuk e pyet njeri, nuk e pyet. Ai thjesht nuk ka guximin të bëjë aktin politik për të dhënë dorëheqjen, nuk e pyet. Është, është ky që ka qenë shef i operacionales që bëri burg. Si e ka ky… që ishte në burg thirret ky njeriu i Belindës.

Armela Ferko: Të operacionales, po, po. Oltion Bistri.

Çim Peka: Oltion Bistri, biznesmeni që i… Oltion Bistri, biznesmeni që i ka marrë SPAK-u para pak ditësh telefonin për të ngritur tenderat me Belinda Ballukun. Belinda Balluku dhe Edi Rama dje kanë qenë te Vila Kuqe. Le ta mohojnë po të duan. Ata po e drejtojnë të gjithë këtë operacion. Dhe nuk ka policia e shtetit numër të tillë policësh. Janë veshur bandat me uniformë. Nuk ka mundësi të jenë pa numër identifikimi. Pse duhet të jenë pa numër identifikimi? Pse janë pa maska? Janë veshur bandat në Durrës, janë veshur bandat në Tiranë, janë veshur bandat në Elbasan, janë veshur bandat në Fier. Janë veshur bandat në Shkodër, janë veshur bandat me uniforma. Ministri i Brendshëm dje kontaktohet sapo doli videoja e atyre të shtrirëve, të arrestuarve të miturve. Do ta verifikoj, thotë Çim në sekond.

Më thonë nga drejtoria e policisë, nuk është në komisariat. Doli që është fake, ata s’e kanë lënë të shkojë ta verifikojë. Nuk e pyet njeri, nuk është ministri i Brendshëm njeriu që kontrollon policinë. Është Bistri, është ai që i mban telefonin, është Edi Rama, Belinda Balluku. Sot Belinda Balluku është njeriu më i fuqishëm se ç’ka qenë para se të fillonin këto protesta. Duke qenë se Edi Ramës i kanë rënë brekët, është ulur para saj. Çfarë duan te Vila Kuqe çfarë është? Një njeri që kërkohet nga SPAK-u për t’u arrestuar, një tjetër i merr telefonin, një tjetër që ka dalë nga burgu, si bashkëpunëtor i krimit të organizuar, ulen me kryeministrin. S’është policia e shtetit. Dhe duhet të keni një gjë parasysh, për këtë bankën që e shikoja s’është dita e dytë.

Tani kjo banka, do të marrë masa sepse po bëjmë fjalë për miliarda. Se është bankë e nivelit të dytë ndër më të mëdhatë. Siç e ruajnë bizneset e tjera të mëdha, se pastaj i lindin dyshimet. Kur ti s’ke asnjë roje aty, s’ke as punonjës. I lindin dyshimet dhe me çfarë bëjnë me paratë e shqiptarëve, se nesër mund të thuan mi vodhën. Kjo banka duhet t’i marrë masat. Është e vërtetë që bankën e Lindës, ABI Bankun e ruan të Rama sot. Se policia kriminale e Ramës ruan bankën e Lindëss, ABI Bankun, ruan Bankën e Shqipërisë, ruan Partinë Socialiste dhe Kryeministrinë.

Ja po ta them unë çfarë ruan. Kryeministria, Partia Socialiste, Banka e Shqipërisë dhe ABI Bank ruhen nga policë me uniformë. Këto të tjerat i ka lënë Rama. Po këto bankat e këtij niveli, të cilat nuk ruajnë pronën e vet, siç ruajnë bizneset e tjera, një i ka parë bizneset e tjera që nuk u afruan protestuesit.

Armela Ferko: Edhe te Toptani që kishin roje u afruan, ok nuk u futën brenda, po

Çim Peka: Sa roje kishte? U afruan dje, po sa roje kishte? Po bankat nuk është se janë afruar te ndonjë bankë tjetër. Vetëm te kjo bankë po shkojnë?

Armela Ferko: E tek Zogu i Zi. Po ta hedh poshtë unë këtë.

Çim Peka: Shkuan, shkuan një ditë te Zogu i Zi, në një bankomat, po jo të shkojnë te një bankë e nivelit të dytë, një bankë kaq e madhe të futen sistematikisht.

Armela Ferko: Po gjithsesi po e bën… e ka policia e shtetit këtë gjë enkas, që po e lë të mbarojë gjithçka, të vihet zjarri, të ndodhë çfarë të ndodhë?

Çim Peka: Nuk ka mundësi më tepër policia e shtetit.

Armela Ferko: Po ishin aty. Efektivët ishin aty.

Çim Peka: Nuk ka mundësi… po nuk ka mundësi të, shiko nuk jemi realist. Kaq mundësi kanë. Ata po bëjnë jashtë mundësive. Sepse iu kanë ardhur në ndihmë të bandave kriminale me uniformë. Po kaq policë kanë. Nuk mundesh ti ta përballosh këto lloj situatash. Ja do i përballosh dhe sot. Ja dhe nesër. Tani po them diçka tjetër. Ai do të dali me një deklaratë të dielën. Mos i besoni kësaj të Elisa Spiropalit. Janë po prapë këto analistët e Ramës. E gjitha është lojë e Ramës.

Armela Ferko: Pse?

Çim Peka: Këtë e kam burim të brendshëm. Po e them nga … Ermal Raketa që i detyroi të dalin këto makinat e ushtrisë, vetëm për të trembur sepse ai e di që nuk i përdor dot, por nuk do të ketë nevojë për ushtrinë sepse shefi do të dalë ta qetësojë situatën, do i çojë në zgjedhje të menjëhershme të parakohshme.

Armela Ferko: Të dielën thua ti?

Çim Peka: Do mundohet… nuk është kjo zgjidhja. S’ka për t’ia pranuar njeri. Nuk ka për t’ia pranuar, me kryeministër, me kryeministër Edi Ramën. Dhe thirrja e Spiropalit që del si e fortë thotë është në këtë linjë. Nuk del dot nga kjo situatë. Zgjidhja është vetëm largimi i tij. Sigurisht që do bëhen zgjedhje. Po do bëhen zgjedhje pa Edi Ramën, me qeveri teknike. Imagjinoni, ky ka rikthyer të dënuarit, ish-drejtorin e operacionales, e ka rikthyer dhe e mban te Vila Kuqe. Dhe do të bësh zgjedhje me këtë. Nuk bën ky zgjedhje. Prandaj çdo tentativë e tij…

Armela Ferko: Çfarë pret… durim, durim, durim, çfarë pret Rama?

Çim Peka: Sepse ka katër muaj që i mashtron të vetët. Se i është shkërmoqur e gjithë, e gjithë loja. Ju thotë durim do e kalojmë. Do ndërrohet kjo, do bjerë kjo. Ra protesta, ja do vijë kjo tjetra. Tani u thotë durim do ta kalojmë këtë. Nuk kalon. Nuk kalon. Edhe çdo socialist që mendon se do kalojë është ose është budalla ose është i kapur prej tij. Nuk kalon. Nuk kalon dhe unë po të them dhe diçka tjetër. Është i kapur nga mediat ndërkombëtare. Do shikoni gjëra spektakolare për të.

Armela Ferko: Çfarë do të thotë kjo është i kapur nga mediat ndërkombëtare?

Çim Peka: Është i kapur. Do të shikoni gjëra, do të dëgjoni gjëra për të, të vërtetuara që nuk na e kapte rradakja, nuk e besonim kurrë. Është i kapur.

Armela Ferko: Janë duke, duke hapur sytë në fakt edhe ndërkombëtarët se mjaftonin çudira kemi parë…

Çim Peka: Është, është i kapur. Është, është i kapur. Edi, je i kapur. Ke fluturuar nga Gjermania, të kanë ndjekur, je i kapur.

Armela Ferko: Nga Gjermania për ku?

Çim Peka: Do ta nxjerrin ata. Është i kapur, është e kotë. Këtë po ua them dhe këtyre policëve që janë veshur, këtyre bandave.

Armela Ferko: Po i kapur nga kush kur thua ti ndërkombëtare, mediat ndërkombëtare çfarë? Përgjime që do të publikojnë mediat ndërkombëtare apo shtetet ndërkombëtare?

Çim Peka: Armela, është, është, është i kapur. Nuk fshihet dot. Ka shkuar aty ku s’ia merr mendja kujt. Është sjellë kryeministri i Shqipërisë si një trafikant bastard i nivelit më të ulët. Ka shkuar aty ku askush nuk e besonte. Ka shkuar vetë. Dhe po jua them policëve me uniformë dhe banditëve me uniformë. Mos u lodhni. Hiqni ato kapele, është i kapur dhe po të largohet ata njerëz nga sheshi sot, të mundohen ta mbajnë, nuk e mbajnë dot. Mos u konsumoni kot për të. Boll bastardë jeni treguar dhe ju, por të paktën, bëni një akt, hiqini ato kapele sepse është i kapur. Është për një javë, është për dy javë, është për tre javë këtë publikime që bëhen për të. Edi, të kanë ndjekur. Të kanë ndjekur, ke menduar se me miqtë ndërkombëtarë në qeveri po i bllokon dosjet, të kanë shitur. Është i kapur. Është i kapur, prandaj edhe këta të rinjtë që janë le t’i japin gaz, se nuk ka çfarë të ju bëjë. Do të bëjë dhunë, do t’i bjerë mbi kokë, por ky njeri është i marrë fund.

Armela Ferko: Po pse po e përforcon dhunën? Për çfarë? Për të mbjellë frikë? Pse i ka pasur kaq shumë teza teori konspirative… pse e ka përforcuar dhunën?

Çim Peka: Regjimet, regjimet kur vijnë në këtë fazë, kanë tre rrugë. Çausheskun… koka. Maduron… arrestimin. Asadin… arratisja. Koka, burgu, avioni. Këto kanë regjimet. Le ta veshë gjithë Partinë Socialiste me uniformë policie. Është i kapur. E kanë kapur. Pastaj po ta them Edi, edhe ato pështyma që i nxjerr, përdori dhe një javë. E di shumë mirë që je i kapur. Po i mashtron ata që ke poshtë, po i shantazhon, keq sa të duash naiv që i ke bërë shumë të pasur. Por nuk i mashtron dot ne dhe as nuk tremb dot më njeri.

Po ta them, dhe ata policë bastardë civilë, që hyjnë nëpër kafet ku ulemi, që mundohen të shohin si të fortë, e sa i kthejmë kokën ikin me vrap, i keni të rëndomë, ti je i kapur. Isha sot në një kafe, katër nga këta të civilët që shohin këta si të fortë. Mora një karrige shkova u ula, i thashë shikoni, një javë kohë ka, është i kapur. E keni këtu, është më bastard se sa ju, se ju jeni pekisat të vegjël, prandaj çohuni dilni nga lokali dhe mos guxoni të shikoni më. Jo nuk ka mundësi të ketë qenë. E keni të kapur. Ikën si lepuj. Ikën si lepuj. Dhe po ia them, po ju gënjen kot.

Njërin të cilin ti e arrestove me një nivel shumë të lartë të krimit, më vinte në pushime dhe më ulet në kafene më thotë jam filani, ky është i sigurt po punon për 2029. Dhe i thashë nuk e di se sa orë kohë je ti, je me orë pune, por kur të shkosh në burg besoj brenda beharit do e kuptosh, do e kuptosh që ai ju ka gënjyer dhe e ka radhën vetë.

Armela Ferko: Është nga këta që është arrestuar së fundmi, Çimi?

Çim Peka: Në burg e ke, priteni Ramën, po qe se nuk merr avionin.

Armela Ferko: Kaq i shoh. E ishte shumë enigmatik sot, me mesazhe të forta, por shumë enigmatik. Shumë faleminderit, kënaqësi të kisha në studio.

Share it :