FOTOLAJM/ Policët gardh, i riu me foshnjën me vete ngjitet në shkallët e Kryeministrisë

FOTOLAJM/ Policët gardh, i riu me foshnjën me vete ngjitet në shkallët e Kryeministrisë

Një moment i pazakontë është regjistruar pak më parë para Kryeministrisë.

Ndërkohë që efektivët e policisë janë vendosur në gardh para godinës, një i ri duke pasur me vete edhe foshnjën e tij, është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë.

Situata momentalisht është e qetë, ndërkohë që personi që është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, duket që u flet efektivëve.

Fakti që ai ka me vete vajzën e tij të mitur, ka ndikuar që efektivët të mos ndërhyjnë për të mos e lejuar të riun të ngjitej në shkallë.

Share it :